KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tërmeti në Mianmar: Katastrofë në shumë nivele
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tërmeti në Mianmar: Katastrofë në shumë nivele
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Tërmeti në Mianmar: Katastrofë në shumë nivele

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2025 8:37 am
173 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. Rreth 4,521 vetë janë plagosur dhe më shumë se 400 konsiderohen të zhdukur, tha Hlaing. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej, sidomos kur ekipet e ndihmës të arrijnë në rajonet e largëta të vendit.

Në fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga qyteti Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit dhe ka një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, shihen rrugë të tëra ku çdo e dyta shtëpi është shembur ose dëmtuar.

Lidhjet elektrike dhe telefonike në Mianmar qendror funksionojnë vetëm në mënyrë sporadike. DW kontaktoi me banorë të Yangonit, të cilët prisnin me orë të tëra me padurim lajme nga miqtë dhe familjet në Mandalay.

OKB: “Kushte katastrofike”

Zyra e OKB-së për Ndihmat Emergjente tha se kushtet janë katastrofike. Në zonat më të prekura njerëzit po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre themelore, si aksesi për ujë të pastër dhe kanalizime, tha OKB-ja.

Sipas OKB-së edhe përpara tërmetit rreth 20 milionë vetë në Mianmar ishin të varur nga ndihmat humanitare.

Gjendja në Mianmarin e shkatërruar nga lufta civile përkeqësohet edhe më tepër nga rreziqe të tilla si minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera. Mjetet shpërthyese të mbetura nga konfliktet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për ekipet humanitare dhe të mbijetuarit, tha Drejtori Rajonal të Grupit Këshillues për Minat, Llevelyn Jones.

Po ashtu tani po afrohet edhe sezoni i monsunit me reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Këto e rrisin edhe më tej rrezikun për t’u ndeshur me mina tokësore dhe mjete shpërthyese, tha Jones.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia kërkon heqjen e sanksioneve për armëpushim
Artikulli tjetër Si do e rrisë BE-ja sigurinë e brendshme?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.