KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trazirat në SHBA, komplot i George Soros me ‘agjitatorët e paguar’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trazirat në SHBA, komplot i George Soros me ‘agjitatorët e paguar’
AktualeBotaFokusOpinion

Trazirat në SHBA, komplot i George Soros me ‘agjitatorët e paguar’

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 10:01 am
284 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga James Reinl

 

Presidenti Donald Trump ka ngritur dyshime se pas trazirave në Los Anxhelos qëndrojnë “agjitatorë të paguar”, duke shtuar spekulimet mbi grupet protestuese dhe paratë e errëta nga miliarderë që mund të fshihen pas kaosit në qytetin e dytë më të madh të Amerikës.

Duke folur me gazetarët të martën, Trump i përshkroi disa protestues në Los Anxhelos si “kryengritës, agjitatorë apo shkaktarë trazirash të paguar”, duke sugjeruar se ata financohen nga grupe të fshehta – të cilat ai nuk i përmendi me emër.

Komentet e tij shtuan vëmendjen mbi protestat, të cilat shpërthyen në qendër të Los Anxhelosit të premten, si reagim ndaj bastisjeve federale për emigracionin, dhe u përshkallëzuan në përplasje me forcat e rendit, dëmtim pronash dhe plaçkitje të shfrenuar.

Maskat dhe pajisjet e tjera të mbajtura nga disa protestues, si dhe teknikat e njohura të trazirave – si thyerja e bordurave për të hedhur copa betoni drejt makinave të policisë – kanë ngritur pikëpyetje nëse pas protestave qëndrojnë agjitatorë me përvojë.

Hetues online si Matt Palumbo dhe DataRepublican, si dhe politikanë si kongresistja nga Florida, Anna Paulina Luna, kanë reaguar në rrjete sociale duke përmendur grupet që sipas tyre qëndrojnë pas protestave që çuan në dhunë, dhe burimet financiare që i mbështesin.

Ata përshkruajnë një rrjet lidhjesh midis aktivistëve për të drejtat e emigrantëve dhe grupeve të majta në rrugët e Los Anxhelosit me miliarderë si George Soros, Neville Singham, madje edhe me Partinë Komuniste Kineze.

“Protestat që po shohim nuk janë organike — të zakonshmit po veprojnë sërish,” i tha Daily Mail, Matt Palumbo, autori i librave për Sorosin dhe djalin e tij, Alex Soros.

“Ka një linjë të drejtë financimi që përfshin qeverinë tonë federale, shtetin e Kalifornisë dhe miliarderë që kanë përbuzje për kombin që i mundësoi suksesin e tyre.”

Koalicioni për të Drejtat e Emigrantëve me bazë në Los Anxhelos (CHIRLA) është një tjetër grup që ka luajtur rol në protestat që u shndërruan në përplasje me policinë dhe agjentët federalë.

Hulumtimet e Palumbo-s dhe të tjerëve treguan se CHIRLA mori dhjetëra miliona dollarë gjatë administratës Biden — kryesisht nga shteti i Kalifornisë, por edhe 450.000 dollarë grante nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për të ofruar ‘arsim dhe trajnim për shtetësi.’

Pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, Departamenti për Sigurinë Kombëtare ndërpreu lidhjet me grupin dhe përfundoi çdo financim tjetër në mars, duke përfshirë edhe rikthimin e rreth 101.000 dollarëve që nuk ishin paguar ende.

Grupi gjithashtu morri më shumë se 500.000 dollarë vetëm në vitin 2023 nga Fondacioni Tides, një organizatë ‘kalimtare’ që Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i Sorosit përdor për të financuar kauzat dhe aktivistët progresivë.

Soros ka qenë prej kohësh problem për konservatorët dhe objekt i teorive konspirative, që e paraqesin miliarderin hungarezo-amerikan dhe hebre si një mjeshtër marionetash që ushtron kontroll mbi ekonominë dhe qeveritë globale.

Një përfaqësues i Fondacionit për Shoqërinë e Hapur i tha Daily Mail-it, se organizata nuk ishte e përfshirë në protestat në LA, duke theksuar se grupi nuk “financon, trajnon apo drejton protestuesit” dhe është kundër “gjithë dhunës politike, përfshirë përdorimin e dhunës në protesta.”

“Të gjithë përfituesit dhe partnerët tanë pritet, të respektojnë vlerat tona për jo-dhuna dhe përmbushjen e ligjit,” tha përfaqësuesi.

Një përfaqësues i CHIRLA-s tha se grupi nuk kishte “marrë pjesë, koordinuar apo qenë pjesë e protestave”, në LA dhe kishte qenë i përfshirë vetëm në një ngjarje për shtyp, javën e kaluar.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi
Artikulli tjetër Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE-se: Infrastruktura e dobët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.