KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin në Kimi, për studimin e proteinave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin në Kimi, për studimin e proteinave
AktualeBota

Tre shkencëtarë ndajnë Nobelin në Kimi, për studimin e proteinave

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2024 5:59 pm
112 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

David Baker, Demis Hassabis dhe John Jumper fituan të mërkurën çmimin Nobel në kimi për punën e tyre për parashikimin dhe ndërtimin e strukturës së proteinave, elementit themelor përbërës të qelizave, i domosdoshëm për jetën e organizmave të gjallë.

Heiner Linke, Kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë, tha se çmimi nderon kërkimin që zbulon lidhjen midis molekulave të aminoacideve dhe strukturës së proteinave.

“Për dekada me radhë kjo është cilësuar një sfidë e madhe në kimi dhe veçanërisht në biokimi. Pra, është ky zbulim që po vlerësohet sot”, tha ai.

David Baker punon në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, ndërsa Demis Hassabis dhe John Jumper punojnë të dy në laboratorin e Inteligjencës Afrtificiale ‘Deepmind’ në Londër, filial i kompanisë Google.

Zoti Baker krijoi një proteinë të re në vitin 2003 dhe që atëherë grupi i tij kërkimor ka prodhuar një sërë krijimesh imagjinare proteinash, duke përfshirë proteina që mund të përdoren për prodhimin e ilaçeve, si vaksina dhe nanomateriale, tha komiteti Nobel.

“Numri i strukturave që ata kanë prodhuar dhe publikuar dhe shumëllojshmëria është absolutisht e habitshme. Duket se mund të ndërtoni pothuajse çdo lloj proteine me këtë teknologji”, tha profesori Johan Åqvist i komitetit Nobel.

Demis Hassabis dhe John Jumper krijuan një model të inteligjencës artificiale që mund të parashikojë strukturën e pothuajse të gjitha 200 milionë proteinave që janë identifikuar nga kërkuesit, thuhet në vlerësimin e komitetit.

Kryetari i Komitetit Nobel për Kiminë, Linke theksoi se shkencëtarët kishin ëndërruar prej kohësh të parashikonin strukturën tredimensionale të proteinave.

“Katër vjet më parë, shkencëtarët Hassabis dhe Jumper arritën që me përdorimin e inteligjencës artificiale të bënin parashikimin e strukturës komplekse të çdo proteine të njohur”, tha zoti Linke.

Ndarja e çmimeve nobel nisi të hënën. Nobelin në Mjekësi e fituan shkencëtarët amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e mikroARN-së, përbërës i materialit gjenetik, që ndikon në mënyrën se si funksionojnë gjenet në nivel qelizor dhe që mund të çojë në mënyra të reja të trajtimit të kancerit.

Shkencëtari amerikan John Hopfield dhe ai britaniko-kanadez Geoffrey Hinton, fituan të martën çmimin Nobel në Fizikë.

Të enjten pritet të njoftohet Nobeli për letërsinë dhe të premten ai për Paqen. Në 14 tetor do njoftohet Nobeli në ekonomi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trump: Evropa t’u kthejë SHBA-ve paratë e Ukrainës

Gjermania vë në shënjestër flotën hije ruse

Kryeministri norvegjez: Avioni i Zelenskyt për pak sa nuk u godit nga një dron

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA

Saksonët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Klani Berluskoni po kthehet në politikën italiane
Artikulli tjetër Britania me nisma. që të rinjtë në veri. të qëndrojnë në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK i sekuestron Belinda Ballukut një tjetër vilë, në jug të Shqipërisë
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 10 Shtator, 2026
Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.