KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trupat e Koresë së Veriut krah Rusisë, në luftë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Trupat e Koresë së Veriut krah Rusisë, në luftë
BotaOpinionZhvillim

Trupat e Koresë së Veriut krah Rusisë, në luftë

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 9:28 am
146 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sipas një vlerësimi të fundit të Pentagonit, trupat e Koresë së Veriut po luftojnë dhe po vdesin përkrah forcave ruse si pjesë e luftës së Moskës kundër Ukrainës.

“Ushtarët e Koresë së Veriut janë angazhuar në luftime në Kursk, së bashku me forcat ruse”, u tha të hënën gazetarëve, zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajor Pat Ryder. “Ne kemi të dhëna se ndër radhët e tyre ka patur të vrarë dhe të plagosur”, tha zëdhënësi Ryder, duke shtuar se pjesëmarrja e trupave koreano-veriore në luftë tani për tani është “e kufizuar në Kursk”, një rajon në Rusi. Pentagoni nuk dha më shumë hollësi mbi viktimat ndër radhët e trupave të Koresë së Veriut.

Zëri i Amerikës kontaktoi ambasadën Ruse në Uashington, e cila deri në publikimin e këtij artikulli nuk i ishte përgjigjur një kërkese për koment. Një zëdhënës i Kremlinit ia përcolli pyetjet në lidhje me vlerësimin e Pentagonit, ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila gjithashtu nuk ka bërë ende një deklaratë.

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë dhe të zbulimit kanë thënë më parë se Pheniani ka dërguar rreth 12,000 ushtarë në Rusi për t’u stërvitur me forcat ruse në pritje për t’iu bashkuar luftës së Moskës kundër Ukrainës. Por Shtetet e Bashkuara thanë se vetëm javën e shkuar, trupat koreano-veriore u bënë jenë pjesë e operacioneve ruse të luftimit.

Konfirmimi amerikan se trupat e Koresë së Veriut po luftojnë krah atyre të Rusisë kundër Ukrainës erdhi disa orë pasi agjencia e spiunazhit të Ukrainës tha se të paktën 30 ushtarë koreano-veriorë ishin vrarë ose plagosur në luftimet në disa fshatra në rajonin e Kurskut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi të shtunën Rusinë se po përdorte “një numër të konsiderueshëm ushtarësh koreano-veriorë në sulmet e saj”, duke i cilësuar humbjet e Koresë së Veriut si “të dukshme”.

Të hënën, ai pretendoi se Moska është përpjekur të fshehë humbjet ndër radhët e trupave Koresë së Veriut.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se rusët po përpiqen të fshehin humbjet e koreano-veriorëve”, tha zoti Zelenskyy, duke shtuar, “nuk ka asnjë arsye të vetme që koreano-veriorët të vdesin në këtë luftë”.

Pentagoni tha të hënën se Ukraina gëzon mbështetjen e tij të plotë në shënjestrimin e trupave të Koresë së Veriut.

“Siç kemi thënë gjatë gjithë kohës, forcat [e Koresë së Veriut] janë objektiva ushtarake legjitime për ukrainasit, duke pasur parasysh se janë të përfshirë në operacione luftarake aktive”, tha zëdhënësi Ryder.

Më herët të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryesorë lëshuan një deklaratë përmes së cilës dënonin përfshirjen në rritje të Phenianit në luftë, si një “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, gjithashtu, paralajmëruan Moskën dhe Phenianin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Ukrainë.

“Nëse ata do të kalonin kufirin dhe do të hynin në Ukrainë, ky do të ishte një tjetër përshkallëzim”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës.

Ndërkohë, Norvegjia njoftoi të hënën një ndihmë të re ushtarake në vlerën prej 242 milionë dollarësh për Ukrainën.

 

Marrë nga  VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Negociatat e anëtarësimit, në Bruksel, Rama kryeson delegacionin shqiptar
Artikulli tjetër Dronët në disa shtete amerikane, reagon Trump: Diçka e çuditshme po ndodh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç
Aktuale Analize Fokus Kryesore 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.