KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dronët në disa shtete amerikane, reagon Trump: Diçka e çuditshme po ndodh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Dronët në disa shtete amerikane, reagon Trump: Diçka e çuditshme po ndodh
BotaHI-TechOpinionZhvillim

Dronët në disa shtete amerikane, reagon Trump: Diçka e çuditshme po ndodh

Përditësimi i fundit: 17 Dhjetor, 2024 9:31 am
206 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit “nuk dihet përse” po mban të fshehtë disa hollësi lidhur me dronë të pashpjegueshëm që po fluturojnë natën mbi shtetet lindore amerikane, por Shtëpia e Bardhë më vonë minimizoi të dhënat dronët.

“Ushtria jonë e di … diçka e çuditshme po ndodh”, u tha zoti Trump gazetarëve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, në konferencën e tij të parë të gjerë me gazetarët që kur u zgjodh për një mandat të ri katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, mandat që e fillon muajin e ardhshëm.

Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë.

Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë.

Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve: “nga vlerësimi ynë në këtë fazë rezulton se aktiviteti përfaqëson dronë tregtarë, dronë të zbatimit të ligjit ose dronë që ngrihen nga individë për arsye vetjake dhe të gjithë veprojnë ligjërisht”.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, përpara se sa të niste konferenca e zotit Trump me gazetarët, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Pat Ryder, zëdhënësi i Pentagonit, u tha gazetarëve se “deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë se pamjet e raportuara të droneve paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike, ose mund të kenë lidhje me aktorë të huaj “.

“Ne jemi të ndërgjegjëshëm mbi faktin se ka shqetësim publik dhe shumë pyetje”, tha zoti Ryder. “Ne jemi gjithashtu të përkushtuar që të ofrojmë sa më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur për këtë”, shtoi ai.

Në konferencën me gazetarët që zgjati një orë, zoti Trump preku një gamë të gjerë temash, pesë javë përpara se të marrë sërish pushtetin dhe të bëhet presidenti i dytë pas Grover Cleveland në vitet 1890 që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm.

Ai tha se këtë herë po pritet nga udhëheqësit botërorë në mënyrë shumë më të favorshme se sa në vitin 2017, pas fitores së tij të parë presidenciale.

“Në të vërtetë është e kundërta e armiqësisë. Ata po më kërkojnë”, tha ai. “Kam folur me mbi 100 vende”.

Zoti Trump tha se nuk do t’i jepte fund përdorimit të vaksinës së poliomielitit të pranuar prej kohësh në SHBA, por vuri në pikëpyetje detyrimin për një sërë vaksinash për fëmijët, në disa shtete amerikane.

“Unë nuk jam mbështetës shumë i madh i vaksinave të detyrueshme”, tha ai dhe pyeti në mënyrë retorike: “Pse është kaq e lartë shkalla e autizmit” në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shkencërisht nuk është provuar lidhje midis autizmit dhe vaksinave .

Ai gjithashtu ngriti pikëpyetjen se përse amerikanët “po paguajnë shumë më tepër se njerëzit në vendet e tjera” për ilaçe.

Zoti Trump tha se po bënte gjithçka mundej për të ndalur luftën gati trevjeçare të Rusisë ndaj Ukrainës dhe se do të kishte biseda të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për t’i dhënë fund luftimeve.

Presidenti i zgjedhur përsëriti planin e tij për të vendosur tarifa kundër importeve nga disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

“Tarifat do ta bëjnë vendin tonë të pasur”, tha ai, megjithëse importuesit paguajnë tarifat dhe shpesh ia kalojnë kostot e tyre klientëve që blejnë mallrat.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trupat e Koresë së Veriut krah Rusisë, në luftë
Artikulli tjetër Bitcoin kap shifra rekord, vazhdon rritjen e vrullshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.