KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Udhëheqësi i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Udhëheqësi i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje
BotaOpinionZhvillim

Udhëheqësi i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të mbahen zgjedhje

Përditësimi i fundit: 30 Dhjetor, 2024 11:23 am
186 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sirisë do t’i duhen deri në katër vjet për mbajtur zgjedhje, tha udhëheqësi de fakto i vendit, Ahmed al-Sharaa, gjatë një interviste që transmetohet të dielën. Kjo është hera e parë që ai jep një kohë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit këtë muaj.

Hartimi i një kushtetute të re mund të zgjasë deri në tre vjet, tha Sharaa, bazuar në pjesë të publikuara prej intervistës së tij me transmetuesin shtetëror saudit ‘Al Arabiya’.

Ai tha gjithashtu se do të duhet rreth një vit që sirianët të shohin ndryshime drastike.
Komentet nga Sharaas, i cili drejton grupin ‘Hayat Tahrir al-Sham’ që rrëzoi Assadin nga pushteti më 8 dhjetor, vijnë ndërsa qeveria e re në Damask, po kërkon të sigurojë fqinjët e saj se është shkëputur nga rrënjët e saj të dikurshme që e lidhnin me militantët islamikë.

Fushata e rrufeshme e grupit i dha fund luftës civile 13-vjeçare, por ka ngritur një mori pyetjesh në lidhje me të ardhmen e vendit shumetnik, prej dekadash nën sundimin autoritar të familjes Assad, dhe ku vendet e huaja, mes tyre Turqia dhe Rusia, kanë interesa të forta e që përplasen me njëra-tjetrën.

Ndërsa fuqitë perëndimore në masë të madhe e mirëpritën fundin e sundimit të familjes Assad në Siri, mbetet e paqartë nëse grupi do të imponojë një sundim të rreptë islamik apo do të tregojë fleksibilitet, e do të shkojë drejt demokracisë.

Sharaa tha se ‘Hayat Tahrir al-Sham’, i njohur më parë si Fronti Nusra, do të shpërbëhet.

Grupi ka qenë dikur i lidhur me Shtetin Islamik dhe Al-Kaedën, por duket se ka hequr dorë prej tyre, dhe ka kërkuar të ripozicionohet si një forcë e moderuar.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se statusi i bazave ushtarake ruse do të jetë objekt i negociatave me udhëheqësit e rinj të Damaskut.

Sharaa tha gjithashtu se shpresonte që administrata e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të hiqte sanksionet e vendosura ndaj Sirisë. Diplomatët e lartë amerikanë që vizituan Damaskun këtë muaj thanë se Sharaa shihet si pragmatist dhe se Uashingtoni kishte vendosur të hiqte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e tij.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit

Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë

‘Mburoja Evropiane për Demokracinë’ duhet të na mbrojë nga Rama

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike nga 1 janari
Artikulli tjetër Këngëtarja Morena Taraku bëhet pjesë e një seriali turk

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 13 Tetor, 2026
Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.