KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus, në Kursk
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus, në Kursk
AktualeBotaOpinion

Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus, në Kursk

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 9:55 am
82 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin rus të Kurskut, të cilin e pushtoi gjatë një sulmi të papritur në muajin gusht. Humbja e territorit vjen pas një vale sulmesh dhe kundërsulmesh të ushtrisë ruse, tha një burim i lartë ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimi, i cili punon në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, tha se Rusia kishte dislokuar 59,000 trupa në rajonin e Kurskut që kur forcat e Kievit hynë dhe përparuan me shpejtësi, duke e kapur Moskën të papërgatitur rreth dy vjet e gjysmë pas sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

“Ne kontrollonim një territor me një sipërfaqe prej rreth 1376 kilometra katrorë, që tani është ngushtuar. Armiku po shton kundërsulmet e tij”, tha burimi. “Aktualisht kontrollojmë një territor prej afërsisht 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa të jetë e përshtatshme nga pikëpamja ushtarake”.

Me hyrjen në Kursk, Kievi synoi të frenonte sulmet ruse në pjesët lindore dhe verilindore të Ukrainës, të detyronte Rusinë që të tërhiqte forcat që po përparonin gradualisht në lindje dhe t’i jepte Kievit një “armë” shtesë në negociatat e mundshme të paqes në të ardhmen.

Por forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në rajonin Donetsk, në lindje të Ukrainës.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy është shprehur se beson se objektivat kryesore të Presidentit Vladimir Putin kanë qenë pushtimi i plotë i Donbasit, i cili përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe largimi i trupave ukrainase nga rajoni i Kurskut.

“Për Putinin, gjëja më e rëndësishme është të na detyrojë të largohemi nga rajoni i Kurskut. Jam i sigurt se ai dëshiron të na largojë deri më 20 janar”, tha Presidenti Zelenskiy për mediat, duke iu referuar kohës kur Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të marrë detyrën. “Është shumë e rëndësishme për të (Putinin) që të tregojë se e ka situatën nën kontroll”.

Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përsëriti se rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut ishin dislokuar në rajonin e Kurskut në mbështetje të Rusisë, por se pjesa më e madhe e tyre po përfundonin fazën e stërtvitjes.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për të komentuar. Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat apo citimet e zyrtarit ukrainas.

Rusia, e cila ka nën kontroll një të pestën e Ukrainës, nuk e ka konfirmuar apo mohuar praninë e forcave të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut.

PËRPARIMI RUS NË UKRAINËN LINDORE

Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se aktualisht rajoni Kurakhove është më në rrezik, pasi forcat ruse po përparonin dhe kishin arritur të depërtonin në disa zona. Marrja e qytetit Krakhove nënkupton përparimin e forcave ruse drejt qendrës logjistike Pokrovsk, në rajonin e Doneskut.

Rusia ka aktualisht afro 575,000 trupa që luftojnë në Ukrainë, tha burimi, dhe synon të rrisë numrin e forcave në rreth 690,000.

Rusia nuk i bën publike të dhënat për numrin e forcave në luftime. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi t’i verifikonte këto shifra.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefi i NATO-s Rutte takohet me Presidentin e zgjedhur Trump
Artikulli tjetër Nga 1 janari, mbi 2600 biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.