KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga 1 janari, mbi 2600 biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Nga 1 janari, mbi 2600 biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë
EkonomiZhvillim

Nga 1 janari, mbi 2600 biznese do të dalin në tregun e lirë të energjisë

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 10:11 am
97 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre. Administratoi i Furnizuesit të Tregut të Lirë, Albi Gjenerali thotë se këta biznese rrezikojnë ndërprejen e energjisë elektrike, në rast se nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të lidhur kontratat me furnizuesit që operojnë në treg.

“Janë të detyruar sipas ligjit të gjejnë një furnizues të tregut të lirë dhe janë të detyruar që deri në datën 15 dhjetor të vitit 2024 të deklarojnë një furnizues të tregut të lirë sepse nëse nuk e kryejnë këtë proces, rrezikojnë që nga 1 janari i vitit 2025 t’iu ndërpitet energjia elektrike nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”, – thotë Gjenerali.

Bizneset që kanë paqartësi për procesin, mund të drejtohen pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të marrë informacionin e nevojshëm.

“Iu bëj thirrje të gjithëve, që brenda datës 15 dhjetor 2024 të paraqiten pranë zyrave të FTL-së apo në çdo pikë të kujdesit ndaj klientit, të OSHEE Group për të marrë informacionet përkatëse përsa i përket lidhjes së kontratës në treg të lirë”, – thotë administratori i Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Ndërkaq, vetë FTL si pjesë e OSHEE Group është një nga furnizuesit që mund të përzgjidhet nga Sipërmarrjet që do të dalin në tregun e lirë, teksa çmimi i energjisë për këta klientë do të jetë 18.34 lekë/kWh, pa TVSH.

“Ofron kontratë me çmim fiks, minimalisht 1-vjeçare, çka i jep mundësi të bëjnë llogaritë dhe biznes-planet e tyre dhe nuk ka surpriza që ndërpret funizimit apo ndryshon çmimin gjatë vitit. Pra krijon një stabilitiet të mirë furnizimi për të gjithë këta abonetë”, – thotë Gjenerali.

Dalja në treg të lirë e 2600 klinentëve të lidhur në tensionin 10 kV, vjen pas atij të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV. Më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim për tensionin 6 kV apo konsumatorët familjarë që kryesisht janë të lidhur në tensionin 0.4 kV.

 

Marrë nga Scan TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën

Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?

Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus, në Kursk
Artikulli tjetër CV-ja e pistë e pronarëve italianë të koncesionit të Sterilizimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Prill, 2026
Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë
Aktuale Analize Koment Sociale Sporti 24 Prill, 2026
Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.