KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina: Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror, prej nisjes së luftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukraina: Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror, prej nisjes së luftës
AktualeBotaFokusKoment

Ukraina: Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror, prej nisjes së luftës

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2025 12:27 pm
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare.

Rusia i ka nisur 537 armë ajrore kundër Ukrainës, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, ka thënë forca ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar.

Yuriy Ihnat, shef i komunikimeve në forcën ajrore ukrainase ka thënë se sulmet e natës së mbrëmshme kanë qenë “më masivet” në Ukrainë, duke marrë parasysh se janë nisur dronë dhe disa lloje raketash.

Në sulme janë shënjestruar rajone të ndryshme, përfshirë ato në perëndim të Ukrainës, shumë larg prej vijës së frontit.

Forca ajrore polake ka thënë të dielën se Polonia dhe vendet aleate kanë ngritur në ajër avionë për të garantuar sigurinë e hapësirë ajrore të shtetit.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin ka thënë se një person ka vdekur si pasojë e sulmit me dronë.

Në rajonin e Lvivit, në perëndim të Ukrainës, një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër industriale në qytetin Drohobiç, si pasojë e një sulmi me dronë, që ka rezultuar me ndërprerje të energjisë në gjithë qytetin.

Sulmet e reja vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur të premten se Moska është e gatshme për një rund të ri të bisedimeve për paqe në Stamboll.

Megjithatë, lufta nuk tregon shenja të zbehjes, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, në krye me Shtetet e Bashkuara, për t’i dhënë fund konfliktit.

Dy rundet e fundit të negociatave në mes të delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll, kanë qenë të shpejta dhe pa asnjë progres drejt arritjes së një marrëveshjeje.

Sulmet me dronë me rreze të gjatë kanë qenë kryefjala e luftës, që ka hyrë në vitin e katërt.

Gara në të dyja anët për t’i përsosur dronët dhe për t’i bërë më vdekjeprurës, e ka kthyer konfliktin në zonë testimi të armëve të reja.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vazhdon dështimi i përpjekjeve e radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës
Artikulli tjetër Mali i Zi mbush shishet e veta, me verë të huaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.