KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Urdhër i ri Ekzekutiv i Trump-it, ndërpret financimin për kërkimet gjenetike të rrezikshme dhe viruset
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Urdhër i ri Ekzekutiv i Trump-it, ndërpret financimin për kërkimet gjenetike të rrezikshme dhe viruset
AktualeBotaSociale

Urdhër i ri Ekzekutiv i Trump-it, ndërpret financimin për kërkimet gjenetike të rrezikshme dhe viruset

Përditësimi i fundit: 6 Maj, 2025 8:58 am
169 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën një sërë masash të reja që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të virologjisë, të cilat ai i cilëson si “të rrezikshme” dhe shkaktarë të mundshëm të pandemisë së koronavirusit.

I shoqëruar nga zyrtarë të shëndetësisë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon “përmirësimin e sigurisë së kërkimit biologjik”.

Ndër masat më të rëndësishme të këtij urdhri është ndërprerja e financimit federal për programet kërkimore të njohura si “fitimi i funksionit” – një praktikë që përfshin modifikimin gjenetik të qëllimshëm të patogjenëve. Në biologji, këto kërkime ndihmojnë në kuptimin e evolucionit të viruseve, shkallës së rrezikshmërisë së sëmundjeve, dhe ndihmojnë në zhvillimin e vaksinave. Megjithatë, sipas disa ekspertëve, kjo metodë paraqet rreziqe të mëdha për aksidente laboratorike, me përfitime të kufizuara.

Administrata Trump argumenton se pandemia COVID-19 ishte pasojë e një kërkimi të tillë, të kryer në Institutin e Virologjisë në Wuhan, Kinë – qyteti ku u identifikua për herë të parë virusi SARS-CoV-2. Ky kërkim, sipas tyre, ishte financuar pjesërisht edhe nga qeveria amerikane.

“Ky makth ka të ngjarë të ketë qenë rezultat i disa shkencëtarëve që manipuluan Nënën Natyrë në një laborator me teknologji të eksportuar nga Shtetet e Bashkuara,” tha Marty Macari, kreu i ri i Administratës Federale të Barnave të SHBA-së (FDA).

Teoria e rrjedhjes laboratorike, dikur e quajtur teori konspirative, po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje në SHBA, përfshirë disa agjenci qeveritare, megjithëse shumë shkencëtarë e hedhin ende poshtë.

Masat e reja ndalojnë financimin e kërkimeve të këtij lloji në vende që nuk ofrojnë mbikëqyrje të mjaftueshme, duke përmendur konkretisht Kinën. “Asnjë laborator nuk është i imunizuar nga rrjedhjet,” tha Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr. në një deklaratë në platformën X (ish-Twitter). Ai shtoi se urdhri i ri do të ndihmojë në parandalimin e rrezikut për njerëzimin.

Dekreti gjithashtu kërkon hartimin e një strategjie kombëtare për të “reaguar”, “kufizuar” dhe “monitoruar” këto kërkime brenda SHBA-së dhe për të ndalur çdo mbështetje financiare në vendet që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

Ky vendim është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës për të rishikuar rrënjësisht politikën shkencore dhe shëndetësore të SHBA-së, përfshirë shkurtimet e mëdha buxhetore për kërkimin shkencor dhe reduktimin e stafit kërkimor në agjencitë federale.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm OpenAI mbetet nën kontrollin e organizatës jofitimprurëse mëmë
Artikulli tjetër ‘Giro d’Italia’ vjen për herë të parë në Shqipëri, bllokohet trafiku në kryeqytet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën
Analize Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.