KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ushtria izraelite thotë se ka çaktivizuar plotësisht aeroportin kryesor të Jemenit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ushtria izraelite thotë se ka çaktivizuar plotësisht aeroportin kryesor të Jemenit
AktualeBotaFokusKoment

Ushtria izraelite thotë se ka çaktivizuar plotësisht aeroportin kryesor të Jemenit

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2025 8:00 am
224 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ushtria e Izraelit ka thënë të martën se e ka kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi në Jemen, dhe se e ka çaktivizuar plotësisht aeroportin ndërkombëtar të vendit në kryeqytetin Sana.

Këto sulme u kryen një ditë pasi ushtria izraelite e goditi portin e Hudejdës si përgjigje ndaj sulmit raketor që rebelët Huthi e kryen në afërsi të aeroportit kryesor të Izraelit.

Kanal satelitor i rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, al-Masirah, raportoi për sulmet, duke konfirmuar se aeroporti është goditur. Sipas ushtrisë izraelite, u goditën edhe disa termocentrale.

Pamje të transmetuara në televizionin izraelit shfaqën tym të zi dhe dendur që ngrihej mbi qiellin e Sanas. Video të postuara në rrjetet sociale duket se shfaqin disa shpërthime përreth qytetit.

Nuk dihet tani për tani nëse ka viktima.

Sulmi ndodhi pak pasi ushtria izraelite paralajmëroi në rrjetet sociale njerëzit të largoheshin nga pjesët përreth aeroportit kryesor të kryeqytetit të Jemenit, Sana.

“Ju bëjmë thirrje të largoheni menjëherë nga zona e aeroportit dhe të paralajmëroni këdo që ndodhet aty pranë që të largohet menjëherë”, shkroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në rrjetet sociale.

Ai e publikoi një hartë të zonës përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Sanas, ku shkroi “duke mos u larguar e rrezikoni jetën tuaj”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ky sulm duhet të shihet si një paralajmërim për “kokën e oktapodit iranian”, për të cilin ai tha se mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për sulmet e rebelëve Huthi ndaj Izraelit.

Tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe rebelëve Huthi të Jemenit, sepse grupi i lidhur me Iranin po vazhdon të kryejë sulme si përgjigje ndaj zgjerimit të operacioneve të Izraelit në Rripin e Gazës.

Izraeli e sulmoi portin e Hudejdës në Jemen të hënën, duke i vrarë katër njerëz dhe duke i plagosur 39 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Huthi.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua për hakmarrje pasi një raketë e lëshuar nga rebelët Huthi ra pranë Aeroportit Ben Gurion të Izraelit.

Sulmoi i detyroi kompanitë ajrore evropiane dhe amerikane t’i pezullojnë fluturimet drejt Tel Avivit për disa ditë.

Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj Izraelit dhe anijeve në Detin e Kuq që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, siç thonë ata, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit
Artikulli tjetër Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.