KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Videot e prodhuara me inteligjencën artificiale përhapin propagandë radikale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Videot e prodhuara me inteligjencën artificiale përhapin propagandë radikale
BotaHI-TechKomentSociale

Videot e prodhuara me inteligjencën artificiale përhapin propagandë radikale

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2024 12:59 pm
194 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në një vit kur mbahen mbi 60 zgjedhje të përgjithshme në mbarë botën, janë shtuar shqetësimet se individë apo entitete që përdorin imazhe dhe regjistrime false, mund të kontribuojnë për ta fuqizuar më tej valën e dezinformimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Rio Tuasikal njofton rreth disa videove ndoshta të rrezikshme të prodhuara rishtazi nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale.

Anëtarë tashmë të vdekur të rrjetit terrorist Jemaah Islamiyah, një degë e al-Kaidas, shfaqen duke folur, falë inteligjencës artificiale.

“Qindra njerëz vdesin nga bombat që bëra unë”, thuhet në videon e publikuar në rrjetin TikTok, nga Azahari Husin, një prodhues bombash malajzian. Ai pati ideuar disa sulme në Indonezi, përfshirë shpërthimet në vitin 2002 në ishullin turistik Bali, ku u vranë mbi 200 persona.

Që kur u publikua në vitin 2023, videoja ku pamjet e rreme të tij mburren për veprimtarinë e tij, kanë marrë mbi 120 mijë pëlqime. Në një tjetër material fals shfaqet Noordin Mohammad Topi, i cili bëri sulmin vetëvrasës në dy hotele në Xhakarta në vitin 2009. Kjo video ka marrë 90 mijë pëlqime.

Nuurrianti Jalli, studiuese për dezinformimin, thotë se këto video përdoren si mjete rekrutimi.

“Pra, përdorin këta ekstremistë që shumë prej nesh e dinë se tashmë kanë vdekur, por shumë ndoshta jo. Kjo mund të krijojë një lloj ndikimi psikologjik tek audienca. Duan të dinë më shumë për ngjarjen dhe të eksplorojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht, ose duan të ndiejnë simpati për ekstremistët”, thotë zonja Jalli.

Përdorimi i mediave sociale për të përhapur propagandën ekstremiste nuk është asgjë e re. Gjatë zgjerimit në Irak dhe Siri, grupi Shteti Islamik përdori rrjetin YouTube dhe aplikacionet e mesazheve për të rekrutuar dhe përhapur mesazhin e tij.

Për të luftuar përhapjen e dezinformimit dhe propagandën radikalizuese, Ministria e Informacionit e Indonezisë miratoi në vitin 2008 Ligjin e Transaksioneve Elektronike, që e bëri vepër penale dezinformimin.

Qeveria indoneziane thotë se ka hequr nga rrjeti mbi 5,731 postime që ajo tha se përmbanin elemente të “terrorizmit dhe radikalizmit”, në periudhën midis qershorit 2023 dhe marsit 2024.

Por ligjet si ai i Indonezisë mund të kenë pasoja për lirinë e shprehjes, thotë Zachery Lampell, këshilltar ligjor në Qendrën Ndërkombëtare Jofitimprurëse për Legjislacionin.

“Disa raportues të posaçëm nga OKB-ja dhe organizma të tjera rajonale kanë deklaruar shumë qartë se një ligj kundër lajmeve të rreme që ndalon përhapjen e informacionit të rremë, nuk përputhet me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Shkel lirinë e shprehjes”, thotë ai.

Zoti Lampell thotë se autoritetet duhet të kufizojnë teknologjinë, jo fjalën. Ai thotë se një ligj i Kalifornisë për përdorimin e aplikacioneve automatike (bots) që mund të veprojnë me tipare njerëzore – është një model i mirë.

“Kjo i ndalon njerëzit dhe organizatat që t’i përdorin këto aplikacione për qëllime keqdashëse. Pra, nëse po përpiqeni të frenoni përhapjen e dezinformatave, nuk dëshironi që aplikacionet automatike të mund ta përhapin atë mesazh gjerësisht”, thotë zoti Lampell.

Por edhe me ligje të reja dhe kufizuese, thonë ekspertë si zoti Lampell, do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ndalohet fluksi i informacionit të keq që vjen nga aktorë të këqij.

“Do të përmbytemi vazhdimisht me gjithnjë e më shumë dezinformata, dezinformata dhe informacione të këqija”, thotë ai. Dhe qeveritë do të duhet të gjejnë mënyra novatore për ta përballuar këtë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Flakët “pushtojnë” Kaliforninë Jugore
Artikulli tjetër Shtrenjtohen me 20% qiratë e apartamenteve në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.