KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe, të bankës në Gjermani, ndihen të shkatërruara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe, të bankës në Gjermani, ndihen të shkatërruara
AnalizeBotaFokusOpinionSocialeZhvillim

Viktimat e grabitjes rreth 300 milionëshe, të bankës në Gjermani, ndihen të shkatërruara

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2026 11:01 am
275 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Policia beson se hajdutët e kryen vjedhjen gjatë një periudhe katërorëshe më 27 dhjetor. Pasi hynë në bankë nga një parking ngjitur përmes një daljeje emergjente, ata filluan të shponin murin e kasafortës me një makinë shpimi prej 300 kg.

Faqir Malyar, tregtar qilimash nga qyteti gjerman i Gelsenkirchenit, po shkonte të vizitonte një nga klientët e tij gjatë pushimeve të Krishtlindjeve kur dëgjoi në radio lajmin për një grabitje banke. Hajdutët kishin shpuar një vrimë në murin e kasafortës së një “Sparkasse” lokale – bankë kursimesh – dhe kishin marrë përmbajtjen e pothuajse 3,250 kutive të depozitimit.

Grabitja, e krahasuar nga një zëdhënës i policisë me filmin e Hollywoodit, Ocean’s Eleven, bëri bujë botërore. Vlerësohet se vjedhja e hajdutëve mund të ketë arritur deri në 300 milionë euro (260 milionë paund), një shumë që do ta bënte një nga grabitjet më të mëdha bankare në një vend që është lodhur duke u përballur me to.

Duke e quajtur një “krim të paprecedent”, kryehetuesi Andre Dobersch kritikoi përpjekjet në rrjetet sociale për ta marrë lehtë çështjen.

“Nuk po flasim për thyerës kasafortash në një libër komik”,  tha ai. “Por për kriminelë që kanë shkaktuar net pa gjumë … dhe kanë shkatërruar jetë”.

Për Malyarin, lajmi ishte thellësisht alarmues. Sparkasse e Gelsenkirchenit ishte vendi ku ai mbante kursimet, si edhe bizhuteri të trashëguara nga familja. Ai frikësohet se ëndrrat e tij për t’u pensionuar së shpejti me bashkëshorten e tij tani kanë marrë fund.

“Shpresoja me gjithë shpirt që kutia ime e depozitimit të mos ishte një nga ato që ishin plaçkitur”, tha 67-vjeçari.

Por, pasi priti 45 minuta që t’i përgjigjeshin nga banka, atij iu tha se kutia me numër 1,413, ishte ndër më shumë se 3,000 që ishin zbrazur.

“U ndjeva i mpirë, sikur të kisha marrë një injeksion”, tha ai.

Policia beson se hajdutët e kryen vjedhjen gjatë një periudhe katërorëshe më 27 dhjetor. Pasi hynë në bankë nga një parking ngjitur përmes një daljeje emergjente, ata filluan të shponin murin e kasafortës me një makinë shpimi prej 300 kg.

Policia u njoftua vetëm 48 orë më vonë, pasi u aktivizua një alarm zjarri, dhe kur mbërritën gjetën gjurmët e thyerjes. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të dyshuarit e maskuar – që besohet se ishin pesë deri në shtatë burra – duke u larguar nga parkingu me një Audi të zi dhe një furgon Mercedes të bardhë, të dy me targa të vjedhura. Tre javë pas grabitjes, të dyshuarit janë ende në arrati.

Në kërkim të informatave

Në ditët pas grabitjes, klientët u mblodhën jashtë bankës të zemëruar dhe emocione, duke brohoritur “na lini të hyjmë” dhe duke kërkuar informacion. Malyari dhe mijëra të tjerë që kanë humbur para dhe sende me vlerë duan përgjigje nga “Sparkasse”: Çfarë niveli sigurie kishte? A ishin sistemet e mbikëqyrjes të përshtatshme?

Juergen Hennemann, një avokat sigurimesh që prej vitit 2012 ka përfaqësuar viktimat e më shumë se dhjetëra grabitjesh bankare në Gjermani, shumica e tyre që përfshijnë bankat e kursimeve, tha se kriminelët po bëheshin gjithnjë e më të guximshëm ndërsa bankat dështojnë t’i adresojnë mangësitë e sigurisë.

“Bankat janë paralajmëruar vazhdimisht për 13, 14 vjet se janë në shënjestër të krimit të organizuar”, tha ai, duke shtuar se pavarësisht kësaj, shumë prej tyre nuk kishin vepruar.

Rezultati: “Sulmet po bëhen gjithnjë e më intensive; grabitjet po ndodhin gjithnjë e më shpesh.”

Hennemann po përfaqëson një numër klientësh të “Sparkasses” në Norderstedt pranë Hamburgut, e cila në një nga grabitjet më spektakolare të viteve të fundit u thye në vitin 2021 nga kriminelë që kishin marrë me qira apartamentin sipër dhe kishin shpuar tavanin prej betoni për të hyrë e marrë 650 kuti depozitimi. Humbjet atje vlerësohen midis 11 milionë euro (sipas bankës) dhe 40 milionë euro (sipas avokatëve që përfaqësojnë klientët).

Klaus Nachtigall, ish-kreu i zyrës së policisë penale të Berlinit, tani konsulent sigurie, tha se nuk u befasua nga vjedhja në Gelsenkirchen.

“Ka kaq shumë raste të tilla tani, por institucionet financiare duket se nuk duan të mësojnë prej tyre”, tha Nachtigall. “Është shqetësuese të dish se këto veprime janë të parandalueshme. Nëse sistemet e sigurisë funksionojnë, alarmi duhet të bjerë që në shenjën e parë që një copëz materiali bie nga muri”.

Deri tani, rrjeti “Sparkasse”, që u shërbejnë rreth 50 milionë klientëve, ka thënë se mund të japë pak informacion ndërsa hetimi policor vazhdon. Rreth 230 oficerë janë caktuar në “Operacionin Stërvitja”.

Banka pretendon se iu përmbajt protokolleve të sigurisë

Megjithatë, në një deklaratë, Sparkasse Gelsenkirchen mbrojti masat e saj të sigurisë.

“Mund të themi vetëm se teknologjia jonë e sigurisë përmbush standardet e njohura bashkëkohore. Ne e sigurojmë këtë përmes bashkëpunimit me kompani të specializuara. Brenda dy vjetëve të fundit, sistemet e alarmit kundër vjedhjes dhe zjarrit në ndërtesat tona janë inspektuar dhe përmirësuar”, thuhet në deklaratë.

Michael Klotz, drejtuesi i degës së Gelsenkirchenit, tha se si banka ashtu edhe klientët e saj kishin qenë “viktima të një vjedhjeje të kryer me energji shumë kriminale dhe duke përdorur teknologji komplekse”. Ai i tha gazetës lokale WAZ se ata ishin në një “garë të vazhdueshme midis teknologjisë së sigurisë dhe kriminelëve”.

Për ata që kanë humbur kursimet e tyre, kjo vështirë se sjell ngushëllim. Shumë njerëz kanë thënë se kutitë e tyre të Sparkasse përmbanin sende me vlerë mbi 40,000 euro. Shumë janë tronditur kur kanë mësuar se polica bazë e sigurimit mbulon vetëm deri në 10,300 euro për kuti.

Hans Reinhardt, një avokat që po përgatitet t’i përfaqësojë shumë nga viktimat e Gelsenkirchenit në rast veprimesh ligjore, tha se klientët e tij – përfshirë një burrë që kishte planifikuar të financonte pensionin e tij përmes shufrave ari me vlerë 600 mijë euro që i kishte ruajtur në kasafortë – i kishin parë këto si mbrojtje ndaj katastrofave.

“Shumë njerëz më thanë se nga frika e luftës dhe inflacionit ishin larguar nga aksionet dhe llogaritë bankare, duke investuar në ar. Disa thanë se mbanin shuma më të mëdha parash në dorë që të mund t’i përdornin shpejt nëse do të ishte e nevojshme”, tha ai.

Malyari, ndërkohë, tha se dyqani i tij i qilimave, rreth qoshes nga banka, ishte kthyer në një pikë takimi për viktimat.

“Unë shërbej çaj”, tha ai. “Jam bërë diçka si këshilltar për ata që janë në të njëjtën gjendje dhe vijnë për të ndarë hallet e tyre me mua”.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjyqtarë e punonjës të ATP-së e AKSHI-t. në grupin sekret që shpërndau materialet e SPAK
Artikulli tjetër Filmi me vampirë “Sinners” thyen rekordin e nominimeve për çmimet Oscar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.