KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
BotaOpinionSociale

Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 9:38 am
90 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë krizën globale të migracionit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, ekspertët thonë se hartimi dhe zbatimi i programeve dhe politikave efektive të sigurisë sociale mund të ndihmojë në zbutjen e shkaqeve që detyrojnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre.

Steve Seide ishte student i shkencave politike në Haiti. Ai u largua në vitin 2023 sepse nuk gjente punë atje. Siguria gjithashtu ishte një shqetësim. Emigranti 22 vjeçar thotë se e detyrua të largohej për një jetë më të mirë.

“Situata atje është e vështirë. Zgjodha Brazilin sepse dëgjova për mundësitë për punë dhe se sa mikpritës janë brazilianët”, thotë Steve Seide, emigrant nga Haiti.

Për të shkuar në Brazil, ai kaloi në mënyrë të paligjshme në Republikën Domenikane. Ai thotë se rruga ishte e rrezikshme dhe e shtrenjtë.

“Herën e parë, nuk arrita të kalojë kufirin, por u ktheva”.

Zoti Seide kaloi një muaj në Republikën Domenikane. Ai punonte dhe kursente para. Pas një muaji, mori një vizë për qëllime humanitare dhe tani jeton në Brazil në kërkim të stabilitetit ekonomik.

“Në jetë, nuk duhet të ndalesh. Nëse dëshiron të arrish diku, duhet të luftosh deri në fund”, thotë ai.

Sipas policisë federale braziliane, rreth 164,000 haitianë jetojnë në Brazil.

Brazili së fundmi priti udhëheqësit e 20 vendeve më të zhvilluara të botës në Rio de Zhaneiro. Ekspertët që ishin të pranishëm aty thonë se vendet e G20-ës duhet të kenë gati politikat për të integruar emigrantët në shtëpitë e tyre të reja.

“Kjo duhet të trajtohet gjithmonë nga perspektiva e të drejtave të njeriut. Udhëheqësit e G20-ës duhet të pranojnë se migrimi ndodh edhe për shkak të çështjeve si varfëria, fatkeqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike, luftërat dhe konfliktet”, thotë Paolo Illes, themeluesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetësinë e Emigrantëve në Sao Paulo.

Në deklaratën e këtij takimi të G20-ës u ra dakord se është e rëndësishme të parandalohet migrimi i parregullt dhe të merret me shkaqet rrënjësore që shkaktojnë zhvendosjen e popullatës, si uria dhe varfëria. Wellington Dias, ministër i zhvillimit në Brazil, thotë se 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në varfëri.

“Përtej çështjes së migracionit, unë gjithmonë them se uria dhe varfëria nuk janë vetëm probleme për ata që janë të uritur ose që jetojnë në varfëri. Është një problem për klasën e mesme, për të pasurit, për vendet e pasura dhe për individët e pasur”, thotë ministri Dias.

Ai thotë se njerëzit nga dëshpërimi mund të përfshihen në krime, duke krijuar probleme për të gjithë.

Për këtë arsye, një nga nismat kryesore të G20-ës është krijimi i Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë.

Aleanca synon të sigurojë fonde për 500 milionë njerëz dhe ushqime në shkollë për 150 milionë fëmijë. Më shumë se 80 vende, 24 organizata ndërkombëtare, nëntë institucione financiare ndërkombëtare dhe 31 organizata filantropike janë bashkuar me këtë nismë deri më tani.

“Nuk është më vetëm sigurimi i ushqimit; ne po flasim për zbatimin e një plani zhvillimor që përmirëson arsimin, i cili është një element kyç për zhdukjen e varfërisë, si dhe shëndetësinë, ekonominë, krijon vende pune dhe përmirëson infrastrukturën”, thotë Wellington Dias, ministër i zhvillimit në Brazil.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhja midis pasigurisë ushqimore, migrimit dhe zhvendosjes është e ndikuar shumë nga ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore, konfliktet dhe varfëria që ishin temat kryesore gjatë takimit të G20-ës në Brazil.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Dita e Alfabetit’ e gjeti Shqipërinë me 48 mijë analfabetë
Artikulli tjetër Presidentin e Real Madrid e lënë nervat, sulmon Shqipërinë për “Topin e Artë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.