KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Dita e Alfabetit’ e gjeti Shqipërinë me 48 mijë analfabetë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Dita e Alfabetit’ e gjeti Shqipërinë me 48 mijë analfabetë
AnalizeKryesoreOpinionSociale

‘Dita e Alfabetit’ e gjeti Shqipërinë me 48 mijë analfabetë

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2024 10:23 am
93 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prej janarit, qeveria ka caktuar festë zyrtare datën 22 nëntor në nder të vendimit që u mor në Kongresin e Manastirit (1908) për ta shkruar gjuhën shqipen në shkronja latine.

Por çfarë thonë shifrat në raport me analfabetizmin dhe çfarë po bëhet në ruajtjen e gjuhës?

Festa e parë e kësaj dite të shënuar e gjen vendin me një nivel të konsiderueshëm njerëzish që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Pas 116 vitesh nga Kongresi i Manastirit, të dhënat e censit të fundit flasin për rreth 48 mijë analfabetë, ku rreth gjysma e tyre janë të moshës mbi 70 vjeç.

Shkrimi dhe leximi janë aftësi që mësohen në ciklin fillor të edukimit (6-10 vjeç), teksa zyrtarisht cikli i plotë 9-vjeçar (6-15 vjeç) është i detyrueshëm në Shqipëri pikërisht për të luftuar këtë paaftësi në popullatë.

Në vitin 2022 ish-Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bashkë me urimin për “Ditën Ndërkombëtare të Arsimit” përcolli vizionin e qeverisë për ta kthyer të detyrueshëm edhe ciklin e mesëm (15-18 vjeç), si “investimi më i mirë për të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë”. Por deri më sot ky vizion ka dështuar të materializohet.

Por përveç censit, edhe testi i PISA-s tregoi një nivel të ulët përgatitjeje sa i përket arsimit.

Të dhënat e mbledhura nga testimi i zhvilluar në vitin 2022, tregoi se 15-vjeçarët shqiptarë renditen të fundit në botë sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese.

Përmes këtij testi u vlerësua kapaciteti i nxënësve në mendim dhe prodhim idesh origjinale në 64 vende të botës.

“Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues, rreth 28 pikë më pak se mesatarja e studentit në Singapor (sistemi me performancën më të lartë),” saktëson raporti.

Dita e Alfabetit me një fjalor të ri të Gjuhës Shqipe

Me rastin e Ditës së Alfabetit, u mbajt në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, ku temë kryesore ishin “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin e XXI”.

Me pjesëmarrës akademikë gjuhëtarë, pedagogë e mësues të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ky Kuvend dyditor kulmoi me prezantimin e draftit të Fjalorit të Gjuhës shqipe, i cili hidhet për konsultim pas një pune gati 4-vjeçare të një grupi gjuhëtarësh dhe leksikografësh të drejtuar nga Akademia e Shkencave.

Fjalori përmbledh rreth 100 mijë fjalë, më shumë se dyfishi i botimit të fundit të vitit 1980.

“Lënda leksikografike përfshin: 103.000 fjalë si fjalë-titull. Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Gjatë ditës së parë të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjuha shqipe ka nevojë të mbrohet nga ata që ai i konsideroi si “barbarët e rrjeteve sociale”.

“Jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarë lloj injorantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim, të jemi në mbrojtje dhe të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit”- u shpreh Rama në lidhje me fjalorin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky fjalor është një inventar i kulturës shprehimore dhe njëkohësisht dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë.

“Me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”,-u shpreh Manastirliu.

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët e shekullit të XX, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.

Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Universitetet shpenzuan më shumë për rroga, se për kërkim shkencor
Artikulli tjetër Zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.