KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zelensky kritikon propozimin për paqe të Kinës dhe Brazilit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Zelensky kritikon propozimin për paqe të Kinës dhe Brazilit
BotaOpinion

Zelensky kritikon propozimin për paqe të Kinës dhe Brazilit

Përditësimi i fundit: 12 Shtator, 2024 8:46 pm
150 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti “shkatërrues” propozimin për paqe të paraqitur nga Kina dhe Brazili, që tha se është krijuar pa marrë qëndrimin e Kievit.

Duke folur në një intervistë për median braziliane, Metropoles, Zelensky tha se propozimi, që u bë publik muajin e kaluar nga Pekini dhe Brazili, ishte “kryesisht prorus” pasi bën thirrje për kompromis nga Ukraina, e cila që nga shkurti i vitit 2022 po lufton kundër forcave pushtuese ruse.

“Ata thonë se Ukraina duhet të pajtohet për një kompromis. Çfarë kompromisi? Të heqë dorë nga toka e saj, të harrojë se kush na i vrau njerëzit tanë? Për çfarë kompromisi bëhet fjalë? Kompromisi, në këtë situatë, është i papranueshëm. Ata duan që ne të harrojmë vrasjet, të harrojmë gjithçka? Mendoj se kjo qasje është shkatërruese”, tha Zelensky gjatë intervistës e cila u publikua më 12 shtator.

“Si mund të propozohet diçka që thotë kjo është nisma jonë, pa biseduar me ne? Dhe Rusia menjëherë del dhe thotë se e mbështet propozimin braziliano-kinez. Ata nuk janë budallenj. Pse na duhet ky teatër?”.

Më 1 gusht, Kina dhe Brazili bashkërisht publikuan “një konsensus gjashtëpikësh” që synon të sjellë një zgjidhje të qëndrueshme politike për luftën, që Kremlini nisi dy vjet e gjysmë më parë.

Përmes planit bëhet thirrje për ndërprerje të luftimeve dhe të njihet se dialogu dhe negociatat janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Pekini tha se për planin për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës ka pasur “përgjigje pozitive” nga më shumë se 110 shtete.

Por, Zelensky e kritikoi ashpër këtë nismë dhe në intervistën për median braziliane.

Kina edhe më herët kishte tentuar të ndërmjetësonte një plan të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, pasi në shkurt të vitit 2023 paraqiti një plan 12-pikësh, që shpejt u kundërshtua nga udhëheqësit evropianë.

Presidenti i Brazilit, Inacio Lula da Silva, ka raporte të forta me Kinën dhe po synon që shteti i tij të luaj rol në përpjekjet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes një procesi të paqes.

Në korrik, ministri i atëhershëm i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij do angazhohej me Rusinë në bisedime të paqes vetëm kur Moska “të jetë gati të negociojë në mirëbesim”, duke shtuar se “aktualisht nuk ka një gatishmëri të tillë në palën ruse”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministria e Jashtme ruse: Prishtina ka nxitur krizën, perëndimorët janë përgjegjës
Artikulli tjetër 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë, në muaj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.