KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arlinda Pogaj e OBP i jep 800 mijë € “Mektrin Motors”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Arlinda Pogaj e OBP i jep 800 mijë € “Mektrin Motors”
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Arlinda Pogaj e OBP i jep 800 mijë € “Mektrin Motors”

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 10:48 am
419 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa qytetarët përballen me qira stratosferike dhe çmime ushqimesh që nuk ndalen, paratë e taksapaguesve shqiptarë vazhdojnë të rrjedhin drejt “klientëve” të paracaktuar të qeverisë. Denoncimi i radhës vjen nga sistemi i burgjeve, ku një tender i majmë për blerje automjetesh të blinduara ngre dyshime të forta për korrupsion dhe paracaktim të fituesit.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara, nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka mbyllur procedurën për blerjen e “Autoburgjeve të blinduara BR6”. Fituesi? Kompania “MEKTRIN MOTORS”, në pronësi të Edmond Shahinit.

Këtu fillon “lidhja e kuqe”: Edmond Shahini është familjar i kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako. Për më tepër, kjo kompani ka qenë më parë në pronësi të vetë bashkëshortit të zonjës Sako, duke vërtetuar se paratë publike po qarkullojnë brenda një rrethi të ngushtë familjar e politik.

Nga studimi i dokumentacionit të tenderit me referencë REF-72609-12-17-2025, skema e paracaktimit bëhet thuajse qesharake. Vlera fituese: 64,010,000.00 Lekë (pa TVSH). Fondi limit: 66,433,333.00 Lekë (pa TVSH). Matematika e abuzimit: Fituesi ka marrë plot 96.3% të fondit limit. Në një garë reale, diferenca do të ishte shumë më e madhe, por këtu fituesi “e ka ditur” fiks sa duhet të kërkojë.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë 4 kompani. Por ku qëndron hileja? Njëra nga kompanitë ka dhënë ofertë më të ulët se fituesi, por është sllikualifikuar/injoruar. Dy kompani të tjera (përfshirë fituesin) kanë dhënë oferta thuajse identike, një teknikë kjo që në gjuhën e prokurimeve njihet si “shoqërim” për të krijuar iluzionin e garës.

Me TVSH, vlera e këtij tenderi shkon në rreth 800 mijë euro. Pyetja që lind është: A është ky prioriteti i shqiptarëve sot? Apo siguria e burgjeve është thjesht një pretekst për të kaluar miliona euro në llogaritë e familjarëve të zyrtarëve të lartë?

Kur fituesi merr 96% të fondit dhe ka lidhje direkte gjaku me drejtuesit e bashkive kryesore, ky nuk është më tender, por një “shkëmbim dhuratash” me paratë tona.

 

Marrë nga JOQ

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pirro Vengu iu fali borxhet e Portit të Durrësit kompanive të lidhura me krimin
Artikulli tjetër Parlamenti Europian e konsideron çështjen ‘Balluku’ si test kritik në luftën anti-korrupsion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.