KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka e Shqipërisë kerkon rritje pagash dhe indeksim për personelin e saj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Banka e Shqipërisë kerkon rritje pagash dhe indeksim për personelin e saj
Analize

Banka e Shqipërisë kerkon rritje pagash dhe indeksim për personelin e saj

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2026 9:07 am
109 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që pagat bazë të personelit të institucionit do të indeksohen çdo vit me normën e inflacionit.

Sipas propozimeve të projektligjit, gjithashtu Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë periodikisht nivelet e pagave, shtesave dhe përfitimeve të tjera financiare të personelit.

Rishikimi do të marrë në konsideratë, por pa u kufizuar, zhvillimet e indeksit të çmimeve të konsumit, tregut të banesave dhe zhvillimet e pagave në sektorin financiar.

Gjithashtu, projektligji përcakton se pagat, shtesat dhe përfitimet e tjera financiare të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe personelit nuk mund të ulen.

Projektligji parashikon se politika për pagat dhe shpërblimin e personelit përcaktohet me propozimin e Guvernatorit dhe në mënyrë të pavarur nga legjislacioni që rregullon skemat e pagave në administratën publike, në përputhje me parimin e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

Politikat e shpërblimit për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe personelin e Bankës së Shqipërisë duhet të garantojnë pavarësinë në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve të tyre, duke marrë në konsideratë natyrën dhe kompleksitetin e këtyre funksioneve, nivelin e përgjegjësisë, nevojën për të ruajtur konkurrueshmërinë në tregun e punës, bazuar në analiza të tregut të kryera nga këshilltarë të pavarur me reputacion të lartë, si dhe objektivin për të punësuar profesionistë me kualifikim të lartë.

Politikat e mësipërme do të përfshijnë përcaktimin e strukturës së pagave, shtesave dhe përfitimeve financiare që lidhen me shëndetin, ngritjen e kompetencës profesionale, mbështetjen me kredi për strehim, si dhe krijimin dhe administrimin e fondit të pensionit.

Ligji përcakton se politikat e pagave nuk do të jenë të lidhura me fitimin e Bankës së Shqipërisë.

Edhe me legjislacionin aktual, niveli i pagave në Bankën e Shqipërisë përcaktohet në mënyrë të pavarur.

Megjithëse është institucion publik, Banka Qendrore nuk e publikon nivelin e pagave të personelit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, sipas pozicioneve dhe kritereve të tjera.

Por, sipas punonjësve të institucionit, pagat në Bankën e Shqipërisë janë të pandryshuara prej shumë vitesh, qysh në kohën kur ai drejtohej nga ish-Guvernatori Ardian Fullani.

Në atë periudhë, Banka e Shqipërisë kishte paga ndjeshëm më të larta krahasuar me administratën publike dhe shumicën e institucioneve të tjera shtetërore.

Ndërkohë që pagat në administratën publike dhe në sektorin privat janë rritur me ritme të shpejta, sidomos pas vitit 2022, mosrritja e pagave në Bankën Qendrore ka shkaktuar një hendek me tregun, pakënaqësi mes stafit dhe vështirësi në ruajtjen dhe rekrutimin e burimeve njerëzore cilësore.

Miratimi i ligjit të ri pritet t’i japë zgjidhje kësaj situate, pavarësisht se as ligji aktual nuk e pengon Guvernatorin dhe Këshillin Mbikëqyrës të rishikojnë nivelin e pagave të institucionit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet
Artikulli tjetër Shqiptarët po drejtojnë bandat kriminale nga burgjet angleze

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.