KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Blerjet e përqëndruara shndërrohen në kasap buxhetor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Blerjet e përqëndruara shndërrohen në kasap buxhetor
AnalizeFinanceOpinionZhvillim

Blerjet e përqëndruara shndërrohen në kasap buxhetor

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 11:07 am
223 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ditën që Operatori i Blerjeve të Përqëndruara nisi zyrtarisht punën, kryeministri Edi Rama e cilësoi krijimin e shoqërisë aksionare si një hap kyç në luftën kundër korrupsionit.

“Ne kemi hedhur një hap tjetër para, për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqëndruara që ka nisur punë zyrtarisht në 25 prill dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet. Pra asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë nuk do të ketë më të bëjë me tendera por do merren me politikat sektoriale. Kjo shoqëri do të asistohet nga shoqëri partnere europiane,” deklaroi Rama.

Zyrtarisht Operatori i Blerjeve të Përqëndruara nisi punën në 25 prill të këtij viti, pra vetëm 6 muaj. Por edhe pse ka vetëm 6 muaj që funksionin shoqëria publike ka krijuar tashmë një rekord të ngjeshur, të cilin mund ta kenë zili vetëm zyrtarët që e drejtojnë, por jo qytetarët.

Kapitali konsultoi të gjithë tenderat e mëdhenj të zhvilluar nga Operatori në dy muajt e fundit. Shifrat zyrtare tregojnë një panoramë të shpenzimit të parasë publike thuajse pa garë fare dhe tendera të fituara në kokë të fondit limit.

Kjo më sipër është tabela e tenderave të mëdhenj të Operatorit të mbyllur gjatë tre muajve të fundit. Sipas të dhënave, në këto tre muaj OBP ka zhvilluar 17 procedura prokurimi me një fond total 4.43 miliardë lekë ose 44.3 milionë euro. Vlera mesatare fituese e të gjithë tenderave ka rezultuar sa 98.5 për qind e fondit limit duke u kursyer qytetarëve vetëm 1.5 për qind të fondit nga gara.

Sepse garë në tenderat e Operatorit nuk ka. Ato fitohen nga një grusht kompanish, të cilat janë më pak se sa gishtat e dorës. Sipas të dhënave zyrtare, mesatarja e ofertave për procedurë në tenderat që zhvillon OBP është më pak se 1.3 oferta për tender, praktikisht një batërdi pazaresh.

Qeveria mund të propagandojë sa të dojë se Operatori i Blerjeve të Përqëndruara u krijua sipas praktikave më të mira europiane. Por rezultati faktik i përqëndrimit të tenderave tek shoqëria e drejtuar nga Arlinda Pogaj pikturon pamjen e një masakre financiare me paratë e buxhetit sipas praktikave më të këqija të zyrtarëve turkoshakë. Ndaj nga sot Shqipëria ka një problem tjetër. Një kasap të parave të buxhetit.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fitorja e Trump ndikon në tregjet financiare
Artikulli tjetër Trump presidenti i ri i SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.