Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia, i radhës ka qenë Pensilvania, një tjetër shtet kyç. Manjati ka aktualisht 267 vota elektorale, kurse Harris 224 vota elektorale.
Ndërsa numërimi vijon, fotografia vijon të bëhet gjithnjë e më e qartë, në favor të Donald Trumpit. Sipas Projeksionit të Fox News, presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë Donald Trump. Fiton Giorgia, Pensilvani dhe është në avantazh edhe në Wisconsin. Nënpresidentja Kamala Harris fiton në Nju Meksiko dhe Virxhinas.
Trump ka fituar 3 shtete kryesore (Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian (Georgia) të cilën e humbi në 2020.
Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas.
Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.
Trump shpall fitoren: Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në
Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet”.
“Do të rregullojmë kufijtë tanë dhe gjithçka në lidhje me vendin tonë. Kemi kapërcyer pengesa që dukeshin të pamundura. Është një fitore politike që nuk e ka parë kurrë Amerika. Do të luftoj për çdo qytetar dhe familjen e tij, nuk do të pushoj derisa të kthejmë Amerikën e begatë që meritojmë të gjithë. Kjo do të jetë periudha e artë për SHBA-në”, tha Trump.
“Duket se do të kemi kontrollin edhe të Dhomës së Përfaqësuesve. Dua të falënderoj edhe gruan time të bukur, Zonjën e Parë Melania, e cila ka librin më të shitur në vend”, tha Trump, para se të përqafonte bashkëshorten e tij.
Trump u premtoi qytetarëve amerikanë se do të luftojë për një epokë të jashtëzakonshme për SHBA-në.
“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan Alaska etj që do të na lejojë 315 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore”, tha Trump.
Vendi kyç i fushëbetejës, Georgia
Me fitoren Donald Trump, Georgia bëhet shteti i pari që “rrëshqet” nga rezultatet e vitit 2020. Trump humbi Georgian katër vjet më parë ndaj demokratit Joe Biden me 11.779 vota, një numër që u bë i paharrueshëm pasi ai iu lut zyrtarëve zgjedhor të Georgia që ta ndihmonin të gjente një votë më shumë për të “kapërcyer” fitoren e Biden.
Ai u akuzua më vonë penalisht në Georgia në një aktakuzë gjithëpërfshirëse të shantazhit dhe u deklarua i pafajshëm.