KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK i jep tender 450 mijë euro kompanisë Albascan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SPAK i jep tender 450 mijë euro kompanisë Albascan
AktualeKorrupsionKryesoreOpinion

SPAK i jep tender 450 mijë euro kompanisë Albascan

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 11:20 am
241 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme ka shpallur kompaninë Albascan si fituese në tenderin 480 mijë euro për blerjen e skanerit për automjete dhe bollard automatik. Sipas dokumentave të bëra publike Agjencinë e Prokurimeve, në këtë tender janë paraqitur dy oferta. E para ishte ajo e kompanisë ALComm Solutions, e cila e ofroi skanerin me çmimin 340 mijë euro. Ndërsa Albasan ofroi çmimin 450 mijë euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në SPAK e skualifikoi ofertën e ulët me argumentin se ajo ALComm Solutions nuk përmbushte kapacitetin e kërkuar ekonomik dhe financiar duke shpall fituese Albascan me ofertë 110 mijë euro më të lartë.

Por diferencat në çmim nuk janë çudia e vetme e tenderit. Albascan është një kompani e përfshirë në një skandal të madh të dyshuar korruptiv. Bëhet fjalë për tenderin 17 milionë euro të AKSHI-t për laboratorët Smart në 200 shkolla të vendit.

Tenderi me çmime të fryra deri në trefish mbi koston reale u fitua pikërisht nga kompania Albascan. Kapitali arriti të gjurmojë se kompjuterat që Albascan përdori për laboratorët e shkollave u shitën në tender me çmim 4 herë më të lartë se çmimi i zhdoganimit në doganë. Madje për të zbutur këto diferenca ato ndërruan tre herë duar brenda vendit.

Laptopët u importuan nga Infosoft. Më pas iu shitën kompanisë Advanced Business Solutions dhe në dorën e tretë u blenë nga Albascan, për të rritur fiktivisht çmimin. Minimalisht, Albascan dhe Advanced Business Solutions duhet të jenë subjekte nën hetim për tenderin korruptiv.

Përtej kësaj Albascan është një rast i dyshmitë i lulëzimit të biznesit. Në vitin 2017, kompania kishte një xhiro totale prej vetëm 50 mijë eurosh për të gjithë vitin. Ndërsa vitin e kaluar xhiro totale e saj kërceu mbi 13 milionë euro. Mjafton vetëm kaq për të ngritur pyetjen, kujt po jap tenderat SPAK?

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump presidenti i ri i SHBA
Artikulli tjetër Ligji i ri, gjobë për pronarët që nuk paguajnë tarifën e administrimit në pallate

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.