KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2025 4:47 pm
243 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

“Vetëm dy minuta nga qendra e Tiranës”. Kjo është reklama që shpërndan kompania “Am&Zo” në rrjete sociale, për projektin e quajtur “Mara Palace”.

Kompleksi rezidencial pritet të jetë një ndërtesë me 16 kate mbi tokë dhe tre kate parkim nën tokë. Gjendet në zonën e “Shkollës së Kuqe”, realisht shumë pranë qendrës së kryeqytetit.

Në 26 Shtator 2025, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, nën drejtimin e ministrit Blendi Gonxhja, miratoi Raportin e Vlerësimit të Potencialit Arkeologjik për projektin “Mara Palace, zhvillimi i një objekti me funksion rezidencial dhe shërbime”, në njësinë Administrative nr. 8, Tiranë, me subjekt zhvilluar “Am&Zo”, shpk.

Kompania zhvilluese është krijuar në vitin 2023. Ajo është në pronësi të Rei Xhakolli dhe Orges Çunge, të dy familjarë të ngushtë të kryetari të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Rei është djali i tij, ndërsa Çune është dhëndri (bashkëshorti i vajës) së kryebashkiakut të qytetit liqenor.

Nga tenderat, tek kullat

Ilir Xhakolli ka nisur aktivitetin e tij profesional si pjesë e administratës doganore gjatë mandateve qeverisë të socialistëve, deri në vitin 2005. Përgjatë periudhës në opozitë, Ilir Xhakolli u aktivizua në veprimtari private. Në vitin 2013 ai mori mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, të cilin e konfirmoi edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Në vitin 2019, Ilir Xhakolli dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Pogradecit, të cilin e vazhdon edhe aktualisht.

Në vitin 2018, djali i tij, Rei Xhakolli, në atë kohë vetëm 23 vjeç, punësohet si përgjegjës për tenderat pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Një vit më pas, Rei emërohet specialist pranë ndërmarrjes shtetërore të gazit, “Albgaz”, detyrë që e mban deri në vitin 2023.

Paralelisht, Rei Xhakolli zhvillon edhe aktivitet tregtar. Në vitin 2019, sapo ishte shkëputur nga Agjencia qendrore e tenderave, ai krijon shoqërinë “Rei & co”, me aktivitet kryesor zyrë doganore, por edhe hapjen e bizneseve si bar-kafe, import-eksport mallrash të ndryshme, e të tjerë.

Në vitin 2023, Rei, tashmë 28 vjeç, krijon shoqërinë e ndërtimit “Am&Zo”, së bashku me kunatin e tij, Orges Çunge.

Pas vistos që mori nga Komiteti i Gonxhes, me shumë mundësi, projekti “Mara Palace” do të marrë së shpejti edhe miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Leje për “Tarracat e Farkës”

Rama nuk e ka për herë të parë që “ftohet” për të miratuar leje ndërtimi për kompaninë e familjes së kryebashkiakut Ilir Xhakolli.

Në shkurt të vitit 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit kishte në rend dite pikën “Leje Zhvillimi për objektin: “Tarracat e Farkës”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Am&Zo” sh.p.k.

“Boldnews.al” kreu një verifikim në faqen e internetit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), por nuk e gjeti të zbardhur këtë vendim, i shqyrtuar rreth 7 muaj më parë.

Gjithësesi, në praktikën e AZHT-së, vendimet për refuzimin e aplikimeve publikohen shumë shpejt. Ndërkohë, vendimet e miratimit të lejeve kërkojnë një periudhë kohore për t’u zbardhur. Nisur nga kjo praktikë, duket se “Tarracat e Farkës” të Rei Xhakollit, duhet të kenë marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama dhe pritet vetëm zbardhja e saj.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investigimi italian jehonë skandalit me emigrantët: Marrëveshja Itali-Shqipëri, miliona euro për një projekt që nuk funksionon
Artikulli tjetër Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.