KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Markat e njohura të veshjeve po tërheqin prodhimin nga Shqipëria

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2025 4:49 pm
203 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rritja e kostove të brendshme ka bërë që shumë marka të njohura të modës të tërheqin ose të kufizojnë ndjeshëm prodhimin në Shqipëri, evidenton një raport i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për ecurinë e fabrikave të prodhimit të këpucëve dhe tekstilit në vendin tonë.

Aktualisht, tendenca e përgjithshme midis markave dhe shitësve me pakicë është të tërhiqen nga Shqipëria. Për shembull, Esprit, New Look, PVH (markat Calvin Klein, Tommy Hilfiger), Bonprix (pjesë e Grupit gjerman Otto), VF Corporation (The North Face, Timberland, Altra, etj.) dhe Ralph Lauren nuk furnizohen më nga vendi ynë.

Në vitin 2019, Benetton kishte pesë furnizues nga Shqipëria dhe aktualisht nuk ka asnjë. E njëjta gjë vlen edhe për kompaninë amerikane Stitch Fix, e cila kishte dy partnerë biznesi në vitin 2023 dhe që atëherë ka ndaluar porositë në Shqipëri. Inditex dhe Zalando gjithashtu kanë zvogëluar prodhimin.

Shkëputja nga markat nuk lidhet vetëm me zinxhirin e furnizimit, por edhe me objektet e prodhimit. Markat e huaja, kryesisht italiane, po zhvendosen në vende me kosto më të ulët, si Tunizia dhe Egjipti.

Në janar 2024, marka italiane Cotonella njoftoi se po zhvendoste një pjesë të prodhimit të saj në rajonin Kashkadarya të Uzbekistanit, duke përmendur rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, të cilat i atribuohen zhvlerësimit të euros dhe rritjes së pagës minimale. Cotonella erdhi në Shqipëri në vitin 1996 dhe në vitin 2008 fabrika e saj në Shkodër hapi një laborator modern për prerjen e pëlhurave, duke u bërë një qendër ndërkombëtare logjistike për markën.

Disa kohë më parë, Kral Shoes zhvendosi 30% të biznesit të saj në Tunizi dhe ka deklaruar se i gjithë prodhimi do të transferohet atje së shpejti.

Italia ka pasur një prani të fortë në industrinë e modës në Shqipëri për disa dekada. Në fillim të viteve 1990, markat italiane e panë Shqipërinë si një treg të ri për zgjerim. Shumë kompani të njohura ngritën objekte prodhimi në vendin tonë, duke siguruar punësim për mijëra njerëz. Megjithatë, varësia e madhe nga një treg specifik, si për këpucë ashtu edhe për veshje, e bën sektorin shqiptar të modës më të prekshëm ndaj luhatjeve të porosive.

Markat e huaja janë të pranishme në Shqipëri, drejtpërdrejt përmes ambienteve të prodhimit, por kryesisht përmes zinxhirëve të furnizimit.

Studimi tregon se pagat mesatare në sektorin fason janë 450–500 euro, ndërsa kufizimet në fuqinë punëtore nuk lejojnë përmbushjen e porosive. Gjithashtu, fabrikat shqiptare u përballën me humbje nga rënia e euros. Për të përballuar zhvlerësimin e monedhës dhe rritjen e pagave, fabrikat rritën çmimet dhe në këtë mënyrë humbën një pjesë të madhe të klientëve. Edhe në kushtet e inflacionit pas pandemisë dhe uljes së kërkesës në tregjet ndërkombëtare, shumë marka transferuan prodhimin në vende me kosto më të ulët, duke u tërhequr nga Shqipëria.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se eksportet e tekstile e këpucë ranë me 16.8% në 2024-n, në raport me vitin e mëparshëm. Tendenca ka vijuar negative edhe në 8 mujorin 2025, ndonëse me ritme të ngadalësuar, me shitjet jashtë vendit të këtij produkti që u tkurrën me 1%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Djali i kryebashkiakut të Pogradecit, leje për kullë 16-katëshe në mes të Tiranës
Artikulli tjetër Të vërtetat që morën me vete gjyqtarët e vrarë për çështje pronash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.