KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen
AnalizeKryesoreZhvillim

Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen

Përditësimi i fundit: 26 Dhjetor, 2024 10:12 am
124 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht.

Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit me rreth 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Industria, sektori tjetër që është baza e prodhimit “Made in Albania”, është në rënie prej gjashtë tremujorësh. Në korrik-shtator PBB në industri shënoi rënie me 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi ne 32 .3% të punësimit në vend, ndërsa sektori i industrisë kontribuoi në 11.4% të punësimit total. Bujqësia dhe industria janë dy degë të rëndësishme me peshë në ekonominë shqiptare. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi në 18.5% të PBB-së totale dhe industria në 10,9 % të saj, teksa të dyja së-bashku zënë 30% të PBB-së.

Sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria u dëmtuan rëndë nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha vendase është forcuar ndjeshëm ndaj euros. Në vitin 2013 euro u këmbye mesatarisht me 140.5 lekë ndërsa këtë vit euro u këmbye poshtë nivelit 99 lekë. Kjo ecuri ka rrënuar të ardhurat nga shitjet të eksporteve shqiptare. Nga ana tjetër ka favorizuar importet, të cilat janë blerë më lirë për shkak të rënies së vlerës së euros, duke konkurruar edhe prodhimet shqiptare në tregjet vendase.

Këtë vit shumë biznese në sektorin e prodhimit që kanë falimentuar, janë transferuar në sektorë të tjerë ose po kalojnë në import. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga sektorë jo shumë të qëndrueshëm, si ndërtimi dhe turizmi. Ndërtimi u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e tretë, por kontributi i tij në punësim total nuk ka ecur në të njëjtat ritme. Në vitin 2023 ndërtimi kontribuoi në 7.6 për qind në punësimin total në nivele pak a shumë të ngjashme me vitin 2022.

Turizmi është dega e ekonomisë me rritjen më të shpejtë, duke u shndërruar në promotorin kryesor të rritjes. Por ekspozimi i lartë ndaj këtij sektori e bën më të mprehtë krizën si në rastin e pandemisë Covdi-19. Ekspertët pohojnë se vetëm prodhimi ka fuqinë të çojë ekonominë në zinxhirin e lartë të vlerës dhe të sigurojë të ardhura të qëndrueshme në afat të gjatë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tensionohen marrëdhëniet mes palëve, Serbia ndaloi Sveçlën të shkonte në Preshevë, Kosova refuzon vizitën e një ministri serb
Artikulli tjetër 2 miliardë euro, ose një e katërta e buxhetit shpenzohet në dhjetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.