KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë
AnalizeFinanceKryesoreOpinionZhvillim

Financat publike të keqmenaxhuara dhe pa transparencë

Përditësimi i fundit: 28 Nëntor, 2025 9:01 pm
239 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik.

Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh.

Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri, edhe pse rreth 2 miliardë euro nga kreditë e nënshkruara nuk janë disbursuar.

Të dhënat tregojnë se ky suficit vjen kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve, si në këtë rast me rreth 22 miliardë lekë, ku shumica e fondeve janë mosrealizim nga investimet kapitale dhe shpenzimet operative.

Buxheti është efektiv kur fondet që janë planifikuar përdoren ashtu siç është parashikuar për të ndikuar në ekonomi, për të përmirësuar shërbimet dhe objektivat e qeverisë.

Akumulimi i likuiditeteve lajmëron pasoja edhe për ekonominë e gjerë, sepse shpenzimet publike, sidomos ato të investimeve, kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik.

Praktikat e viteve të kaluara kanë treguar se i gjithë suficiti i akumuluar gjatë vitit bashkë me deficitin e planifikuar prej 60 miliardë lekësh, që përbëjnë një shumë prej 108 miliardë lekësh rreth 1.1 miliardë euro, përdoren në dhjetor.

Përdorimi i buxhetit në dhjetor shoqërohet me mungesë transparence dhe financimin e qindra projekteve pas afateve të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë dhe u karakterizuan nga një administrim i dobët.

Sipas KLSH, dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliardë lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Atentati ndaj Ranuccit’/ Pistat e hetimi zgjerohen jashtë Italisë
Artikulli tjetër Pasuritë e fshehura të Ceno Klosit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.