KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Garancia Sovrane do të disbursojë 44 milion euro kredi, 70% mbulohen nga shteti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Garancia Sovrane do të disbursojë 44 milion euro kredi, 70% mbulohen nga shteti
AktualeAnalizeFinanceKryesore

Garancia Sovrane do të disbursojë 44 milion euro kredi, 70% mbulohen nga shteti

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 10:52 am
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me skemën e re të Garancisë Sovrane nëpërmjet bankave të nivelit të dytë parashikohen të disbursohen 4,3 miliardë lekë apo rreth 44 mln euro kredi me interes të subvencionuar 2%, me qëllim nxitjen e investimeve për 5 sektorë, si: agropërpunimi, agroturizmi, peshkimi, akuakulturën, serra dhe teknologjia bujqësore.

Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur detajet e skemës. Sipas tij në total do të alokohen 4,3 mld lekë fonde kredie, ku 3 mld lekë do të mbulohen nga shteti. Prej këtyre fondeve, 1 mld lekë fonde u shtuan rishtaz, pas ndryshimeve të miratuara në buxhetin e shtetit, ndërsa 2 mld lekë fonde ishin të pashfrytëzuara nga garancia e mëparshme sovrane.

“Alokimi do të bëhet nga bankat e nivelit të dytë tregtare, duke mbuluar 70% të principalit të kredive, skemë e cila do të mundësojë kreditimin e fermerëve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorin e bujqësisë deri në vlerën 4,3 miliardë lekë”.

Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.

“Kjo skemë garancie synon të adresojë problematikën e mungesës së kolateralit, e cila kufizon ndjeshëm aksesin në financimin e sektorit të bujqësisë, si dhe do të mbështesë financimin me kosto të ulët”, u shpreh ministri Malaj.

Skema përfshin mbështetje për aplikues në këta sektorë: Sera dhe kultivimi në mjedise të mbrojtura; Agropërpunimi dhe rritja e kapaciteteve prodhuese; Peshkimi dhe përpunimi i prodhimeve detare; Akuakultura; Agroturizmi dhe Inovacioni dhe modernizimi teknologjik në bujqësi.

Mjetet financiare që merren përmes kësaj skeme duhet të përdoren për investime, si: Blerje makinerish dhe pajisjesh moderne bujqësore. Ndërtim ose zgjerim të serave dhe infrastrukturës përpunuese. Projekte në agroturizëm që rrisin kapacitetin pritës dhe promovojnë prodhimet vendase. Investime në teknologji digjitale dhe inovative për rritje efikasiteti në prodhim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Distria Krasniqi ngjitet në krye të renditjes botërore të xhudos
Artikulli tjetër Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.