KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!
AktualeBotaEditorialKomentPolitike

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2025 10:54 am
192 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesorë nuk janë shumë të interesuar për atë që Brukseli ka për të thënë rreth saj. BE po përpiqet të ndërmjetësojë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian këtë të hënë në Bruksel përballen me një të vërtetë të hidhur: BE-ja mund të përpiqet sa të dojë për të qetësuar situatën me Iranin, por vendimet po merren pa BE-në.

Sa i kufizuar është ndikimi i Evropës, tregohet edhe nga fakti se të premten e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadepful dhe homologët e tij francezë dhe britanikë u takuan me ministrin e Jashtëm iranian  Abbas Araghtschi në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje rreth programit bërthamor të Iranit.

Por të premten në mbrëmje, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se Evropanuk mund të ndihmonte. “Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën. Ata duan të flasin me ne”, tha Trump.

Të dielën në mbrëmje, Trumpi urdhëroi bombardimin e tre prej objekteve më të rëndësishme bërthamore të Iranit, dhe shumë nga “partnerët” e Amerikës në BE mësuan për sulmin vetëm pasi bombat kishin rënë në Iran.

As G7 nuk ka asgjë për të thënë

Megjithatë, edhe pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike. “Kjo krizë mund të përfundojë vetëm në tryezën e negociatave.”

Ajo përsëri veçoi Iranin, i cili “tani duhet të angazhohet për një zgjidhje diplomatike të besueshme”. Ashtu si presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, von der Leyen bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Por ky president amerikan me sa duket nuk interesohet shumë për atë që mendojnë vendet e tjera – përveç ndoshta Izraelit – për krizën me Iranin.

Kjo u diskutua intensivisht edhe në samitin e G7 në Kanada, ku ai e diskutoi atë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe udhëheqës të tjerë të BE-së. Grupi G7 ra dakord për një deklaratë të përbashkët.

Ata riafirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe theksuan se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.Po ashtu bënë thirrje për një zgjidhje të krizës me Iranin që të çojë në një deeskalim më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump u kthye në Uashington pas ditës së parë të samitit të G7, duke përmendur konfliktin midis Izraelit dhe Iranit si arsye, duke nxitur spekulime për një ndërhyrje të shpejtë ushtarake amerikane.

Pavarësisht deklaratës së përbashkët, samiti pa dallime të qarta në qëndrime midis Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili kishte shtyrë për një zgjidhje diplomatike. Të enjten e kaluar, presidenti amerikan njoftoi një vendim brenda dy javësh – por në fund ai veproi shumë më shpejt.

Raporti i Izraelit me BE

Ndërsa pafuqia e Evropës në uljen e tensioneve të konfliktit është e dukshme, ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel po trajtojnë edhe çështjen e statusit të veçantë të Izraelit në tregtinë me BE. Duke pasur parasysh pasojat e operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, ku civilët po vuajnë, pyetja është nëse marrëveshja duhet të zgjatet.

Marrëveshja e Asociimit ka rregulluar marrëdhëniet midis BE-së dhe Izraelit për një çerek shekulli. Ajo parashikon, ndër të tjera, lehtësimin e doganave dhe tregtisë. BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Izraelit, me një qarkullim vjetor prej më shumë se 42 miliardë euro.

Neni 2 i Marrëveshjes përcakton që të dyja palët duhet të respektojnë të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike. Një hetim është nisur me iniciativën e Holandës nëse Izraeli po e respekton këtë detyrim, duke pasur parasysh se ka bllokuar shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullin e Gazës për njëmbëdhjetë javë të plota.

Gjermania nuk është në favor të rishikimit të Marrëveshjes, por praktikisht dy të tretat e vendeve të BE-së, përfshirë Irlandën, Spanjën, Luksemburgun dhe Belgjikën, kanë shprehur mbështetje për iniciativën holandeze.

Përsëri, pa konsensus

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi gjithashtu javën e kaluar se masat e Izraelit “shkojnë përtej të drejtës së tij për vetëmbrojtje”. Bllokada e ushqimit dhe ilaçeve për palestinezët në Gaza nuk ofron siguri për Izraelin.

Pyetja është se çfarë përfundimesh do të nxjerrë BE nga rezultatet e këtij shqyrtimi. Pezullimi i të gjithë marrëveshjes do të kërkonte një vendim unanim nga të gjithë anëtarët, dhe kjo nuk do të ndodhë për shkak të kundërshtimit të pritur të Gjermanisë ose Hungarisë.

Kështu, debati mund të reduktohet përsëri në atë që është bërë e qartë disa herë që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor 2023 – se BE është larg një qëndrimi të unifikuar mbi veprimet e Izraelit në luftën në Gaza.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Garancia Sovrane do të disbursojë 44 milion euro kredi, 70% mbulohen nga shteti
Artikulli tjetër Lufta 12-ditore në Lindjen e Mesme. Si arriti Trump të shpallë armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.