KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2025 12:53 pm
266 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”.

Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, që lidhet me gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, me vlerë që shkon deri në 130 milionë euro.

Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se çështja është referuar për hetim në SPAK, pas një hetimi paraprak të nisur që në vitin 2020.

Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, ka njoftuar zyrtarisht drejtuesin e lartë në lidhje me vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj kompanisë “Bankers”.

Por, sipas kallëzimit, me kërkesë të hetimeve tatimore, kjo shumë u rivlerësua në 130 milionë euro — një shumë kolosale që, siç pretendohet, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, ndonëse ishte njoftuar dy herë me shkresë zyrtare dhe email nga Olti Kuke.

Në dosjen që ndodhet tashmë në SPAK, ekzistojnë dy shkresa zyrtare, të cilat mjaftojnë për të provuar zinxhirin e komunikimit. Megjithatë, deri më sot, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar mbi gjobën, ndonëse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.

Burime: “Ka pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të kompanisë”

Sipas burimeve konfidenciale, Gent Gazheli dyshohet se ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndërkohë që dosja mbeti “në sirtar”.

Madje, shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, mësohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm, derisa u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar nga drejtues i sektorit të akcizës në specialist — lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për ta heshtur çështjen.

“Gjobë e zbardhur pas pesë vjetësh, nga frika e ekspozimit publik”

Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh “ngrirje”, gjoba ndaj kompanisë është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen për kompetencë SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së gjatë raportimit në Kuvend, si dhe nga deputeti socialist Erion Braçe.

Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi lidhjet politike që, sipas burimeve nga brenda sistemit, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.

Skandale të tjera në horizont?

Gazheli, i cilësuar nga vartësit e tij si “Drejtori i 2030-s”, pritet të përballet me disa kallëzime të tjera, të cilat lidhen me shkelje të rënda në sektorin e akcizës dhe tregtisë së mallrave të ndjeshme.

Marrë nga Maska.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fati i Shqipërisë në “duart” e të moshuarve, të rinjtë nuk shkojnë të votojnë
Artikulli tjetër 72 klasifikimet gjinore që mund të konsiderohen pas miratimit të ligjit të ri për diskriminimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.