KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2025 11:11 am
347 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pushteti qendror por edhe ai lokal janë përqendruar në zonën e Dhërmiut, ku fillimisht kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, pezulloi nga detyra punonjësit e IMT-së me arsyen se kishin lejuar ndërtime pa leje. I gjithë sektori u shkri, ndërkohë që në zonë shkuan mjetet e rënda të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, me urdhër nga lart në qeveri.

Një aksion i gjerë ka filluar prej disa javësh, ku janë prishur disa ndërtime ende të palegalizuara, teksa justifikimi është se “janë pa leje”. Ruspat kanë vijuar natë e ditë, madje edhe në prani të pushuesve. Por, në gjithë ato raste që IKMT-ja shkon, ka një prapaskenë nga pas.

Dhe, s’kishte se si të ndodhte ndryshe edhe nga Dhërmi. Nga njëra anë prishen ndërtime dhe nga ana tjetër miratohen ndërtime. Prishen konstruksione të lehta, dru dhe metalike, ndërkohë që miratohen leje ndërtimi mijëra metra katrorë.

Drurët dhe pjesët metalike të prishura pritet të zëvendësohen me beton, madje edhe në kodrën e Dhërmiut, aq të lakmuar nga investitorët strategjikë apo edhe ologarkët e mëdhenj, ku nuk përjashtohen as politikanët.

Sipas dokumenteve, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar në fund të vitit 2024 një vendim me numër 24, me objekt “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin ‘In the Wild’, kompleks hoteleri, rezidencial dhe shërbime, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”.

Leja është dhënë pikërisht në “skenën e krimit” ku operon Bashkia Himarë dhe IKMT-ja, ndërkohë që në dokument përcaktohet se firma që qendron pas kësaj leje është “Xheluks Construction” me pronar z. Julian Morina.

Por, krahas lejes që ka marrë firma “Xheluks”, në dokumente është vendosur edhe harta dhe Plani Vendor Urbanistik i Bashkisë Himarë, ku shihet se e gjithë zona e Dhërmiut pritet të betonohet. Janë pjesët në afërsi të detit, ku duket qartë se shumë shpejt atje do të bëhen komplekse.

Duket se aksioni i vetë IKMT-së e ka pasur si qëllim që të largojë banorët vëndas, për t’i zëvendësuar me oligarkë të preferuar, të cilët kanë marrë edhe lejet e para. E njëjta skemë që ka ndodhur në gjithë territoret e tjera, aq të kërkuara.

Projekti i kompanisë “Xheluks” përfshin ndërtimin e disa godinave, në breg të detit dhe në kodrën e Dhërmiut. Sipas saj, do të bëhet hotel, shtëpi private pushimi dhe disa bare dhe restorante. Prona ku do të bëhet kompleksi është private dhe ka një sipërfaqe totale prej 6646 m².

“Koncepti përdor elementë të riinterpretuar për një kontekst bashkëkohor harqe, lozha, oborre, dhe veranda të mbjell. Vëllimet dhe hapësirat intime midis ndërtesave ngjallin një ndjenjë të ecjes rreth një fshati historik. Oborret, lozhat dhe vendkalimet krijojnë pamje me kornizë të detit dhe ofrojnë hije dhe privatësi në vend” thuhet në dokumente.

Sipas saj, vendi për “In the Wild” është vendosur në një majë të një kodre përballë detit Jon. Konteksti përreth është i populluar nga peizazhe të egra dhe pemë.

Por, nisur edhe nga aksionet e fundit, a mos ndoshta aksioni ka për qëllim që t’i hapë rrugë këtyre komplekseve?!

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja që nuk po sjell mirëqenie
Artikulli tjetër Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.