KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja që nuk po sjell mirëqenie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja që nuk po sjell mirëqenie
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2025 11:08 am
176 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka shënuar gjatë viteve të fundit një rritje të qëndrueshme ekonomike në përqindje, duke u renditur shpesh në grupin e vendeve me ritmet më të larta në rajon.

Megjithatë, ky sukses nominal fshihet pas një realiteti të pakëndshëm: rritja nuk po përkthehet në mirëqenie të prekshme për qytetarët.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, Shqipëria mbetet sërish vendi i fundit në Europë për të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse – një tregues që mat më saktësisht standardin e jetesës sesa thjesht Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Prej më shumë se dy dekadash, Shqipëria është e fundit në listë, pas vendeve si Bosnja, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Dhe kjo ndodh pavarësisht faktit që rritja ekonomike zyrtare është “e kënaqshme”. Çfarë po e shtrembëron atëherë lidhjen mes rritjes dhe mirëqenies?

Një nga faktorët më të rëndësishëm është kostoja e lartë e jetesës për produktet bazë. Sipas Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri, ku 16% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) vjen nga bujqësia, janë barazuar me mesataren europiane, duke kaluar madje disa vende anëtare të BE-së, ku bujqësia kontribuon maksimumi në 2-5% të PBB-së.

Ky është një paradoks ekonomik: një vend me të ardhura shumë më të ulëta për frymë, por me çmime thuajse të njëjta për nevojat bazë si buka, qumështi, mishi apo frutat. Në këtë mënyrë, fuqia reale e konsumit bie ndjeshëm, duke e bërë rritjen ekonomike “të padukshme” në jetën e përditshme të qytetarëve.

Shqipëria, pavarësisht këtij realiteti, ka hyrë në një fazë të pakthyeshme të procesit të integrimit europian. Ky është momenti për të reflektuar thellë mbi cilësinë dhe strukturën e rritjes ekonomike. Sot, ekonomia mbështetet në dy motorë kryesorë: turizmin dhe ndërtimin.

Të dy këta sektorë kanë ndikim afatshkurtër dhe të kufizuar në rritjen e qëndrueshme të produktivitetit dhe të të ardhurave për frymë.

Turizmi është sezonal dhe i ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare; ndërtimi gjeneron pak vlerë të shtuar afatgjatë dhe shpesh lidhet me investime joproduktive.

Për të kaluar nga një rritje e pabarabartë në një ekonomi konkurruese dhe gjithëpërfshirëse, qeveria duhet të marrë masa të qarta dhe të matshme në disa drejtime:

– Riorientimi i investimeve publike drejt sektorëve me avantazh krahasues, si agroindustria, përpunimi ushqimor dhe industritë e lehta prodhuese. Kjo nxit jo vetëm punësimin, por edhe eksportet dhe zbut varësinë nga importet. Qeveria ka një fond garancie për bujqësinë, por është e rëndësishme që financimi të adresojë problematikat reale të sektorit, jo të kthehet në një mjet abuzimi siç ndodhi me fondet e IPARD.

– Zhvillimi i zinxhirëve mbështetës të turizmit, që përfshijnë prodhimin lokal, artizanatin, gastronominë, transportin dhe shërbimet. Kjo sjell vlerë të shtuar më të madhe brenda vendit dhe shpërndan më mirë përfitimet nga turizmi.

– Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore nëpërmjet arsimit profesional dhe teknologjik. Shqipëria nuk mund të konkurrojë në afatgjatë vetëm me kosto të ulëta pune – ajo duhet të investojë në njohuri, inovacion dhe dixhitalizim.

– Mbështetja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, të cilat janë shtylla e ekonomisë reale. Kjo kërkon akses në financim të qëndrueshëm, qasje në tregje dhe lehtësim burokratik.

Vetëm me këtë kthesë strukturore mund të fillojmë të ndërtojmë një ekonomi që prodhon mirëqenie dhe jo vetëm fasadë rritjeje. Përndryshe, Shqipëria rrezikon të ngelet gjatë në vendin e fundit në Europë për mirëqenie, pavarësisht progresit formal drejt BE-së.

Në kohën kur çmimet po afrohen me standardin europian, por konvergjenca e të ardhurave mbetet ende shumë larg, integrimi europian nuk mund të matet vetëm me hapjen e kapitujve, por me përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

Shqipëria ka nevojë për një vizion të ri ekonomik – që shkon përtej sektorëve me ndikim afatshkurtër dhe përqendrohet te konkurrueshmëria e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Integrimi në Bashkimin Europian nuk duhet të jetë thjesht një projekt diplomatik, por angazhim serioz për të transformuar ekonominë shqiptare në një sistem të drejtë, konkurrues dhe të qëndrueshëm – ku rritja të jetë për të gjithë, jo vetëm për statistikat.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Probleme financiare, ‘Air Albania’ nuk paguan 5 milion euro ushqim pasagjerësh
Artikulli tjetër IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.