KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2025 1:45 pm
278 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë.

Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë aksioner dhe administrator në shoqërinë e ndërtimit “Eurogrup Themele Speciale”. Derveni u shkëput nga administrimi i shoqërisë përsa kohë që ishte në Parlament dhe u rikthye në aktivitetin tregtar pas përfundimit të mandatit.

Aktualisht, Bujar Derveni është aksioneri i vetëm i “Eurogrup Themele Speciale”. Në mars të vitit 2025, shoqëria e Dervenit dorëzoi një kërkesë në Gjykatën e Tiranës, në të cilën kërkohej lëshimi i urdhër-ekzekutimit për 7 fatura që nuk i ishin paguar prej disa vitesh nga ana e kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”.

Ish-deputeti: Dua 180 mijë euro

Këto fatura i përkisnin periudhës 2018-2019 dhe, në total, mbërrinin në një vlerë saktësisht 179.888 euro.

Në kërkesë, kompania e Bujar Dervenit deklaronte se mes “Eurogrup Themele Speciale” dhe “Integrated Technology Waste Treatment Fier” ishte nënshkruar një kontratë bashkëpunimi në vitin 2018.

Në bazë të asaj kontrate, “Eurogrup Themele Speciale” merrte përsipër kryerjen e disa punime ndërtimore për llogari të kompanisë koncesionare të landfillit dhe inceneratorit të Fierit.

Kontrata ishte me afat një-vjeçar dhe çmimi i vendosur mes palëve ishte 250 mijë euro, të cilat do të paguheshin nga “Integrated Technology Waste Treatment Fier” me këste mujore.

Në lidhje me këto fatura, kërkuesi pretendon se nuk është paguar nga ana e shoqërisë “Integrated Technology Waste  Treatment Fier” sh.p.k në vlerën totale të detyrimit prej 179.880 euro dhe, në këto kushte i është drejtuar Gjykatës për të kërkuar lëshimin e urdhrit tëekzekutimit për këto fatura tatimore shitje në mënyrë qëtëfillojëekzekutimin e detyrueshëmpër vjeljen e detyrimit.

Gjykata e Tiranës e ka refuzuar kërkesën e kompanisë së Bujar Dervenit, pasi ka konstatuar se provat e paraqitura në gjykatë nuk ishin të rregullta.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin e gjyqtares së Tiranës, Matilda Llangozi, miratuar në 4 Korrik 2025.

Refuzimi i gjykatës

Në vendimin e refuzimit, gjyqtarja argumenton se, në të shtata faturat e pretenduara nga shoqëria e Dervenit, në asnjërën prej tyre nuk gjendeshin vulat, as të shitësit “Eurogrup Themele Speciale” dhe as të blerësit “Integrated Technology Waste  Treatment Fier”.

“Faturë Tatimore Shitje Nr 93, Nr serial 49491289 datë 31.08.2018, në vlerën 43,624.8 Euro. Në përshkrimin e mallrave ose shërbimit është shënuar ‘Sipas Situacionit Nr 1 bashkangjitur’. Kjo faturë është nënshkruar nga Shitësi Muharrem Maja ndërsa nërubrikën blerësi ka nënshkruar DariJero. Rezulton se nuk janë vendosur vulatesubjektit blerës“Integrated Thechnology Waste Treatment Fier”sh.p.k si dhe vula e subjektit shitës. Edhe ne situacionin nr 1 që i është bashkangjitur kësaj fature rezulton se nuk janë vendosur vulat e personave juridike, pra të shoqërive përkatëse, por vetëm janë nënshkruar”.

Ky është përshkrimi që ka dhënë gjyqtarja në vendimin e saj për një nga shtatë faturat. Ndërkohë që edhe për 6 faturat e tjera ka rezultuar e njëjta situatë, ku në to gjenden firmat e atyre që duket se janë shitësi e blerësi, por dokumentacioni nuk është konfirmuar me vulën e shoqërive përkatëse.

Pasi ka konstatuar këtë anomali thelbësore, gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e shoqërisë “Eurogrup Themele Speciale” të Bujar Dervenit për likujdimin e borxhit të pretenduar në shumën 180 mijë euro.

Kompania “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u krijua në vitin 2016, në kuadër të kontratës koncesionare që nënshkroi me qeverinë shqiptare për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të përpunimit të mbetjeve, në qytetin e Fierit.

Aksionerët e saj janë “Integrated Technology Service” në pronësi të Klodian Zotos dhe “Furst Kollos”, me aksionerë anëtarët e familjes Kollozi nga Fieri.

Prej marsit të vitit 2022, kompania administrohet nga Agjencia shtetërore e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale (SPAK), në kuadër të asaj që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”.

Pas vendosjes nën sekuestro nga Gjykata, mbi “Integrated Technology Waste Treatment Fier” janë në fuqi edhe disa urdhëra të zyrave përmbarimore, për detyrime të pashlyera që kompania e ladfillit të Fierit u ka nënkontraktorëve të ndryshëm.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pikëpyetjet e Bankers
Artikulli tjetër Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.