KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen
AnalizeFokusOpinionPolitikeZhvillim

Dy ministra sherr në paradhomën e Ramës, Ulsi Manja shmang gjakderdhjen

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2025 1:49 pm
293 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një përplasje dramatike me tone të ashpra, fyerje personale dhe kërcënime fizike ka tronditur zyrat e Kryeministrisë. Në hollin (para dhomën) që të çon drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama ka shpërthyer një sherr i paprecedentë mes ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Situata është përshkallëzuar në mënyrë të rrufeshme, me Malajn që ka ngritur tonet dhe është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Hasanit. Në momentet më kritike, Malaj thuhet se ka tentuar ta godasë me grusht Hasanin, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur.

Tensioni ishte aq i lartë, sa dëshmitarët tregojnë se fjalët e përdorura nga Malaj do t’i kishin hije më shumë një banditi rrugësh sesa një anëtari të kabinetit qeveritar. Por në këtë moment kritik, ka ndërhyrë me vendosmëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u fut mes tyre dhe arriti me shumë vështirësi të shmangte përplasjen fizike.  Por drama nuk mbaron këtu. Pas ndërhyrjes së ministrit Manja, në holl është paraqitur edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e alarmuar nga zhurma.

E prerë dhe e revoltuar, ajo ka kërkuar menjëherë të dijë se kush ishte shkaktari i sherrit. Balluku ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke e detyruar Malajn t’i kërkojë ndjesë publike kolegut të tij Hasani, gjë që ai e ka bërë me shumë përtesë dhe nervozizëm. “Kjo nuk është kafene e lagjes! Kjo është qeveria e një shteti!”, mësohet të ketë thënë Balluku, ndërsa të gjithë ishin në heshtje. Por situata është trajtuar me urgjencë edhe nga stafi i afërt i Kryeministrit Rama, i cili ndodhej në një takim zyrtar në atë moment dhe u informua menjëherë për incidentin. Skandali është përmendur në qarqet e brendshme qeveritare si “ditë turpi për kabinetin” dhe vjen në një moment kur kryeministri Rama ka paralajmëruar spastrime në pushtetin vendor dhe qendror.

Madje ngjarja i ka shtuar tensionet brenda qeverisë dhe ka rritur spekulimet për një riformatim të mundshëm ministror që pritet në muajt e ardhshëm. Zyrtarisht, Kryeministria nuk ka bërë ende asnjë deklaratë për këtë incident, por burime konfidenciale flasin për një zemërim të thellë të Ramës. Megjithatë të gjitha sytë tani janë te lëvizjet e radhës në qeveri, ndërsa pyetja që shtrohet është: a do ta përballojë kjo mazhorancë presionin e shpërthimeve të brendshme
Çfarë ka ndodhur dhe çfarë pritet të ndodhë këtë javë?

Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se pas një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Socialiste siguroi 83 mandate në Parlamentin e ri që nis punimet në shtator, Kryeministri Edi Rama ka nisur menjëherë një sërë veprimesh të forta politike dhe administrative. Pavarësisht prurjeve të reja, shumë prej të cilëve emra të panjohur dhe pa eksperiencë parlamentare, Rama ka tani hapësirën për të ndërtuar një ekip qeveritar sipas vizionit të tij, pa pasur nevojën për të ruajtur balanca të brendshme në PS.

Pas zgjedhjeve, ai ndërmori një tur nëpër bashki, me synimin për të larguar figurat që konsideroheshin pengesë për integrimin europian. Brenda pak ditësh, një numër i madh administratorësh vendorë, nënkryetarë bashkish dhe drejtorë lokalë dhanë dorëheqje në heshtje, përballë ultimatumit të Ramës. Në vijim, ai nisi edhe një aksion për lirimin e hapësirave publike, duke filluar me Thethin, ku u shembën rreth 100 ndërtime të konsideruara të paligjshme. Tani vëmendja e Kryeministrit është përqendruar te kabineti qeveritar. Një mbledhje e rëndësishme mësohet se do të mbahet më 24-25 korrik me ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe krerët e agjencive qendrore, përfshirë Tatimet dhe Doganat. Secili do të raportojë mbi rezultatet dhe objektivat, në një proces vlerësimi të ngjashëm me ato të viteve të kaluara. Por, ndryshe nga vitet e fundit, kjo mbledhje mund të jetë vendimtare për fatin politik të disa ministrave.

Nga deklaratat e Ramës, është e qartë se një pjesë e drejtuesve të agjencive, dhe ndoshta edhe disa ministra, mund të pësojnë të njëjtin fat si zyrtarët vendorë. Vendimet për qeverinë e re pritet të zbulohen në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Sidoqoftë deri atëherë, Rama duket se po mban në tension kabinetin aktual, duke lënë të kuptohet se vazhdimësia e tyre në detyrë do të varet nga performanca konkrete.

 

Marrë nga Sot.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”
Artikulli tjetër Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.