KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2026 11:06 am
416 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, “Eco-Elb” nuk ka shlyer mbi 2.7 milionë euro fatura dhe kamata për llogari të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

“Eco-Elb” menaxhon “inceneratorin fantazëm”, një vepër publike që u kushtoi shqiptarëve mbi 30 milionë euro. Impianti i trajtimit të mbetjeve me rikuperim të energjisë, jo vetëm që nuk prodhoi asnjë kilovat/orë, por, përkundrazi, ka thelluar borxhet ndaj kompanisë publike të prodhimit të elektricitetit, OSHEE.

Një dokument i konsultuar nga “Boldnews.al” tregon se shoqëria publike “Eco-Elb”, që menaxhon fushën e mbetjeve në qytetin e Elbasanit prej vitit 2022, ka për të shlyer saktësisht 268.816.320 lekë të reja tek OSHEE-ja, ku përfshihen detyrime për energjinë elektrike dhe kamatë-vonesa.

Por, ajo që bie më shumë në sy në faturën e lëshuar nga OSHEE është një fakt tjetër, që ngre dyshime për manipulim me bilancet financiare.

Sipas dokumentit, energjia elektrike e pashlyer, në shumën rreth 2.7 milionë euro, i është faturuar kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, në pronësi të Stela Gugalljas. Ajo është një personazh i shpallur në kërkim prej të paktën 5 vitesh, në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për “aferën e inceneratorëve”.

Shoqëria “Albtek Energy” fitoi në vitin 2014 kontratën koncesionarë me qeverinë shqiptare për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit. Kontrata kishte afat 7 vjeçar dhe përfundoi në dhjetor 2021, vetëm pak orë pasi kompania u vendos nën sekuestro, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Në janar 2022, Bashkia e Elbasanit mori në dorëzim landfillin dhe inceneratorin skarco (jashtë funksionit). Në vijim, për menaxhimin e veprës publike u krijua kompania publike “Eco-Elb”, me aksionarë bashkitë e qarkut të Elbasanit (Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Gramsh dhe Peqin”. Administrator i kompanisë është Leli Kaja.

Nga momenti i marrjes në dorëzim të landfillit bashkë me karabinanë e impiantit të djegies së mbetjeve, gjithçka ka kaluar në emër të kompanisë “Eco-elb” shpk. Por, duket se administatori Leli Kaja, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut të Elbasanit, Gledjan Llatja, ka “harruar” që të ndryshojë emrin e subjektit në faturën e energjisë elektrike.

Dhe, për këtë arsye, kompania koncesionare “Albtek Energy”, e cila ka përfunduar kontratën koncesionare në dhjetor 2021, rezulton debitore pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në shumën 2.7 milionë euro, megjithëse të dhënat tregojnë se konsumimi i energjisë elektrike të papaguar i përket periudhës që landfilli menaxhohet nga “Eco-Elb” e Leli Kajës.

Në faturën e siguruar nga “Boldnews.al” tregohet qartësisht se pjesa më e madhe e energjisë elektrike të shpenzuar dhe të papaguar, nga gushti i vitit 2022 deri në dhjetorin e vitit 2023, kohë në të cilën “Eco-Elb” kishte marrë kontrollin e plotë të landfillit (dhe inceneratorit fantazëm).

Bianka Çopja: “Tarifa abuzive”, nuk a incenerim

Me një menaxhim skandaloz, i shoqëruar me raste të shpeshta të djegies pa kriter dhe helmues të mbeturinave dhe me një incenerator që nuk ka punuar asnjë ditë, Bashkia e Elbasanit dhe “Eco-Elb” shpk i janë drejtuar së fundmi Këshillit Bashkiak të qytetit për të rinovuar kontratën një-vjeçare për depozitimin e mbetjeve urbane në landfill.

Në projekt-vendim, kryebashkiaku Llatja dhe administratori i “Eco-Elb”, Kaja, i propozojë këshilltarëve bashkiakë sërish miratimin e tarifës prej 26 euro për ton mbeturina të depozituar në landfill.

Sipas propozuesve, kjo tarifë është e nevojshme për të përballuar kostot operative në fushën e mbetjeve, e cila ka tejkaluar prej kohësh kapacitetet depozituese.

Tarifa është konsideruar tërësisht abuzive nga drejtuesja e këshilltarëve bashkiakë të opozitës, Bianka Çopja.

Në një mbledhje të zhvilluar këtë të hënë (2 mars 2026), Çopja deklaroi se “kontrata për inceneratorin fantazëm, që paraqitet për të katërtin vit radhazhi, po zhvat taksat e qytetarëve të Elbasanit”.

Këshilltarja demokrate shtroi pyetjen se mbi cilën bazë është hartuar studimi financiar për këtë kontratë, ndërkohë që nuk mori asnjë përgjigje, pasi si kryebashkiaku Llatja, nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Bianka Çopja rikujtoi administratën e bashkisë se Elbasanit se incenerimi nuk kryhet, një fakt që është pranuar nga drejtuesit lokalë.

Gjithashtu, ajo theksoi se tarifa 26 euro për ton është më shumë se abuzive. “Studimi fillestar për landfillin dhe inceneratorin e Elbasanit, i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës në vitin 2014, parashikonte se kostoja ishte 2500 lekë për ton, duke përfshirë incenerimin. Ndërsa, pa incenerimin, kostoja rezultonte të ishte 1100 lekë për ton”.

Sipas Çopjas, “sot jemi në vitin 2026, popullsia është ulur si pasojë e shpopullimit, incenerimi nuk punon dhe qëllimi kryesor i projektit nuk realizohet. Dhe tarifa është 2600 lekë për ton, pa incenerim, mbi bazën e një ekspertize private. Si justifikohet kjo rritje drastike dhe ku është logjika financiare për këtë tarifë të vendosur?”

Këshilli Bashkiak nuk e kaloi për votim në mbledhjen e kësaj të hëne miratimin e kontratës së re ndërmjet Bashkive të qarkut Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb”, duke e shtyrë për mbledhjen e radhës.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën

Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive

Formula 1/ Fiton Antonelli në Monza, piloti italian niset nga vendi i 19-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Agron Shehaj kërkon të drejtën e banorëve të Rrjollit në Kuvend
Artikulli tjetër Zgjerimi i Autostradës Tiranë–Durrës nuk e zgjidh trafikun/ Ku ‘çalon’ projekti?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Superiore/ Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 6 Shtator, 2026
Edhe një herë për çmimin e bananeve
Analize Kryesore Opinion Sociale 5 Shtator, 2026
Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.