KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Institucionet financiare të kredidhënies fituan 56 milionë euro vitin e kaluar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Institucionet financiare të kredidhënies fituan 56 milionë euro vitin e kaluar
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Institucionet financiare të kredidhënies fituan 56 milionë euro vitin e kaluar

Përditësimi i fundit: 30 Prill, 2025 11:26 am
245 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Institucionet financiare jobanka e mbyllën vitin e kaluar me një fitim prej 5.5 miliardë lekësh ose rreth 56 milionë eurosh vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi i këtyre institucioneve u rrit me afërsisht 15% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fitimeve të këtyre institucioneve nuk lidhen me aktivitetin e tyre bazë, kryesisht forma të ndryshme të kredidhënies, por me dividendët e marrë nga shoqëritë ku janë aksionere. Disa prej institucioneve financiare jobanka janë aksionerë të bankave tregtare dhe fitimet e tyre ndikohen edhe nga shpërndarja e dividendëve të këtyre bankave.

Banka e Shqipërisë vë në dukje se institucionet financiare jobanka që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit raportuan përsëri një vit pozitiv, karakterizuar nga zgjerimi i aktivitetit, performancë e mirë financiare dhe nivel të mirë të kapitalizimit. Totali i aktiveve të tyre arriti në nivelin 75 miliardë lekëve, 8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të vitit 2024 arriti në 61.5 miliardë lekë ose pothuajse 627 milionë euro. Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me 10.3% krahasuar me një vit më parë.

Në pjesën dërrmuese, portofoli kredisë së institucioneve financiare jobanka u takon institucioneve financiare jobanka të kredidhënies dhe të mikrofinancës. Kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën rreth 6.9% të portofolit të total të kredisë për ekonominë shqiptare.

Sipas sektorëve të ekonomisë, sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe i aktiviteteve të tjera të shërbimit, janë sektorët më të financuar prej tyre (me nga rreth 17% dhe 13% të totalit të stokut për bizneset), ndjekur nga ndërtimi (12%). Kredia dhënë individëve zë 51% të totalit të kredisë dhe pjesa tjetër u takon bizneseve. Cilësia e kredisë shënoi gjithashtu një përmirësim të lehtë. Raporti i kredive me probleme ra në 12.2%, nga 12.8% që kishte qenë një vit më parë. Rreth 79% e kapitalit të paguar të institucioneve jobanka që ushtrojnë veprimtarinë e kreditimit është kapital vendas.

Aktualisht, në tregun financiar operojnë 40 institucione financiare jobanka, nga të cilat 25 subjekte janë institucione të kredisë, mikrokredisë, faktoringut, qirasë financiare, blerjes së kredive me probleme etj.; 5 subjekte janë institucione pagesash dhe 10 janë institucione të parasë elektronike. Aktiviteti kryesor i IFJB-ve është ai kreditues (26%), ndjekur nga shërbimet për ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve (17%), si dhe pagesa dhe transferta dhe shërbime të këmbimit valutor (me 16%).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro
Artikulli tjetër Ish-trajneri i kombëtares kineze në burg për korrupsion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.