KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, 2.4 mln euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, 2.4 mln euro
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Mbikëqyrja e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, 2.4 mln euro

Përditësimi i fundit: 2 Maj, 2025 9:30 am
484 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Hekurudha Shqiptare nisi së fundmi procedurën për kontraktimin e kompanisë që do të bëjë mbikëqyrjen e rehabilitimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.

Procedura parashikon që kompanitë e interesuara për shprehjen e interesit ta bëjnë këtë brenda datës 30 qershor ndërkohë që data e fundit për të shpërndarë ftesat për ofertë 30 korriku 2025. Procedura në fjalë ka një fond limit 2.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar dhe shërbimi pritet të zërë vend përgjatë periudhës kur do të nisin punimet në hekurudhë, 2026-2029.

“Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 34 kilometrave të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë, gjatë periudhës 2026 – 2029. Autoriteti Kontraktor kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar, gjatë të njëjtës periudhë, ofrimin e shërbimeve të mbikëqyrjes dhe shërbimeve të administrimit të punëve duke vepruar si Inxhinier sipas kushteve të përgjithshme të Kontratë dhe në përputhje me dispozitat e kontratave ndërmjet Entit Prokurues dhe kontraktorit/ve të ardhshëm të punës.

Vendi kryesor do të jetë Durrësi dhe në punimet në linjën Rrogozhinë. Shërbimet do t’i ofrohen autoritetit kontraktor (HSH) dhe pritet të përfshijnë disa të dhëna me kohë të plotë, si dhe disa të tjera me kohë të pjesshme” sipas Hekurudhës.

Projekti për Durrës-Rrogozhinë

Projekti për linjën Durrës-Rrogozhinë do të financohet nga Banka Europiane e Investimeve me një marrëveshje që u nënshkrua pak javë më parë kur vizitoi Shqipërinë përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë dhe zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Paketa financiare e BE-së mban një vlerë me vlerë 90,5 euro për rindërtimin e seksionit hekurudhor Durrës – Rrogozhinë ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve (BEI Globale) dhe qeverisë së Shqipërisë. Fondet përbëhen nga një grant i BE-së me vlerë 60,5 milionë euro, i kanalizuar në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe një hua prej 30 milionë eurosh nga BEI Globale.

Projekti në fjalë shtrihet në Korridorin VIII multimodal që lidh portet e Italisë jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, me një rëndësi strategjike si zgjerim tregues i rrjetit TEN-T dhe është pjesë e planit ekonomik dhe të investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 121 milionë euro, e bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kultura në hije gjatë fushatës zgjedhore?!
Artikulli tjetër Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.