KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përse interesohet Donald Trump për Groenlandën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përse interesohet Donald Trump për Groenlandën?
AktualeAnalizeOpinionZhvillim

Përse interesohet Donald Trump për Groenlandën?

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 10:59 am
199 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur iSHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është në pjesën më të madhe e mbuluar nga akulli, ishulli më i madh i botës ka vetëm, rreth 56.000 banorë. Ky territor është i pasur në lëndë të para dhe pozicion të rëndësishëm strategjik në Atlantikun e Veriut. Ai i përket Danimarkës që prej 600 vjetësh, dhe gëzon autonomi të zgjeruar. Deri tani Groenlanda ka hequr dorë nga një pavarësi e plotë.

Çfarë kërkon Trump?

Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën. SHBA-ja është e mendimit, që “në interesin e sigurisë kombëtare dhe të lirisë në botë” është një “domosdoshmëri absolute”, ta posedosh dhe kontrollosh Groenlandën, deklaroi presidenti i ardhshëm. Me këtë republikani i referohet përpjekjes së dështuar të tij gjatë mandatit të parë duke propozuar më 2019 për ta blerë Groenalndën.

Djali i tij, Trump Jr. vizitoi (07.01.2025) ishullin, sikurse u komunikua gjatë një udhëtimi privat. Në të njëjtën ditë Trump Senior dha një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Në deklarimin e tij ai nuk përjashtoi as hapat ushtarakë apo imponimin ekonomikisht për të vendosur kontrollin ndaj Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. “Ky është një deal, që duhet të realizohet”, tha Trump.

Mund ta blejë Trump Groenlandën?

Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar. Për propozimin e tij për blerjen e ishullit më 2019, Trump mori një refuzim të prerë nga Danimarka dhe Groenlanda. Ngjashëm ishin reagimet edhe aktualisht. “Groenlanda na përket neve. Ne nuk jemi në shitje dhe asnjëherë nuk do të dalim në shitje”, deklaroi kryeministri i ishullit, Mute Egede. Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri megjithatë kryeministri i Groenlandës u shpreh për një pavarësi nga Danimakra.

Ç’mund të ndodhë me një pavarësi të Groenlandës?

Groenlanda që nga viti 1953 është koloni daneze dhe tani është një territor i vetëadministruar brenda mbretërisë. Që nga viti 2009 ishulli ka të drejtën të mbajë referendum për shpalljen e pavarësisë. Nëse ndodh kjo, Groenlanda mund të vendosë për një afrim me SHBA-në në formën e një marrëveshjeje asociimi, ngjashëm si me ishujt Marshall, Mikronezinë dhe Palaun në Paqësor.,

Shumica e banorëve të ishullit ndonëse duan pavarësinë, në sfondin e varësisë ekonomike prej Danimarkës dhe BE-së janë skeptikë. Në pranverë në Groenlandë zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Pavarësia nga Danimarka është një temë e rëndësishme në fushatën elektorale.

Çfarë u ofron Trump Groenlandës dhe banorëve të saj?

Trump i premton Groenlandës dhe 56.000 banorëve të saj mbrojtje, ndonëse deri tani ai asnjëherë nuk është shprehur për motivet e dëshirës së tij. Ekonomikisht dhe në aspektin gjeopolitik me këtë do të rritej influenca ndaj rajonit të pasur me lëndë të para. Pikërisht tani, me shkrirjen e shtresave të akullit dhe daljen në pah të pasurive nëntokësore, edhe Rusia dhe Kina, gjithnjë e më shumë, po përpiqen me ngulm të ngrenë pretendimet e tyre. SHBA-ja me shtetin federal të Alaskës, pranë Árktikut, që prej vitit 1951 ka një bazë aviacioni në veri-perëndim të Groenlandës.

Profesori i shkencave politike në Këln, Thomas Jäger në një intervistë për televizionin privat NTV, ka shprehur edhe një tjetër mendim të mundshëm që mund të ketë Trump: “Mund të përfytyrohet, se Trump dëshiron që ta vendosë veten në radhën e presidentëve me traditë, të cilët e kanë zgjeruar dukshëm territorin – në shekullin e XIX, SHBA u shtrinë më tej në perëndim dhe pastaj blenë Alaskën. Kjo do ta bënte atë vërtetë një ndër presidentët e mëdhenj.”

Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siç ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt, mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Groenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Groenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh, Groenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Groenlandёs.

Pak njerёz, aspak rrugё

Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull, tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima, fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.

Nё mbarё ishullin mungojnё rrugёt e hekurudhat, qё mund tё lidhin qytetet dhe fshatrat. Rrugё ka midis qyteteve, por ato pёrfundojnё nё periferi tё qytetit. Pёr tё shkuar nga njё qytet nё tjetrin banorёt e Groenlandёs pёrdorin avionё, anije, helikopterё, gomone ose slita me qen.

Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diçka. Mё pak akull, nё kёtё ishull, nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve çliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran. Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i zgjedhur i SHBA-sё, si biznesmen, ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra.

 

Marrё nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama: “Jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon!”
Artikulli tjetër Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.