KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama ndan vilat rezidenciale për miqtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama ndan vilat rezidenciale për miqtë
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinion

Rama ndan vilat rezidenciale për miqtë

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2025 12:14 pm
148 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama shpërndau dy rezidenca qeveritare, një në Vlorë dhe një në Velipojë. Atë të Velipojës për ish-deputetin e LSI-së, tashmë i rreshtuar me PS-në, Agron Çela.

Para se të nisë konkursi Rama foli për konceptin e një shteti që sillet si një “pronar i zakonshëm” në tregun e pasurive të paluajtshme.
“Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”, u shpreh kryeministri, por për nga mënyra se si rezultoi i gjithë aktiviteti, i shkonte përshtat një parrullë e vjetër e diktaturës që mund të thuhej edhe: Kur themi shteti, kemi thënë Rama dhe kur themi Rama kemi thënë shteti.

Në letër, koncepti duket modern: shteti bashkëpunon me privatin dhe përfiton nga investimet, por në praktikë ndodh që ndërtesat shtetërore të lëna qëllimisht të degradojnë, i kalohen me dorë të lirë miqve të pushtetit. Në disa raste, sipas marrëveshjeve të komplikuara shteti ka përfituar zyra për administratën, por rasti i rezidencave qeveritare është më specifik, sepse ato do të shndërrohen në hotele.

Ndaj në këmbim, pas investimit ato do të ofrojnë akomodim falas për “pronarin”, kryeministrin Rama dhe miqtë e tij të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Një ide e jep një dokument prezantues i nismave, i botuar në faqen e Korporatës së Investimeve, sipas të cilit thuhej se  “Personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë”.

Kuptohet se qeveria pretendon se rezidencat në Vlorë dhe Velipojë e “kishin humbur funksionin origjinal” dhe “ishin kthyer në ngarkesë për buxhetin shtetëror”, por papritur këto rezultojnë të jenë pasuri me potencial të jashtëzakonshëm për biznesmenët e afërt me pushtetin. Dhe ku ka më mirë se se një juri ndërkombëtare, arkitektë të huaj dhe studio europiane për të fshehur një aferë që mban erë të rëndë korrupsioni.

Rezidenca në Velipojë – në oborrin e pasëm të Agron Çelës

Historia është pak a shumë e ngjashme për projektin e Velipojës, që u fitua nga skuadra ku ishte pjesë edhe kompania Xhenis SH — e themeluar nga Agron Çela, ish-deputet i LSI dhe i PS dhe më vonë e menaxhuar nga bashkëshortja e tij.

Në prezantimin e projektit, arkitekti kanadez u shpreh pa drojë: “Ne punojmë me familjen që zotëron hotelin ngjitur pronës. Kanë 300 metra plazh, dhjetëra metra pyll dhe njohin çdo zog aty.”

Bëhet fjalë për hotelin gjigand Grand Hotel Europa në Velipojë. E thënë ndryshe: pronari i hotelit ngjitur, Agron Çela, tashmë merr edhe rezidencën shtetërore si shtesë natyrore të kompleksit të tij. Rezidenca qeveritare do të shndërrohet në një hotel modern, ndërsa prona që i jepet Çelës është 1200 m² ndërtim dhe 8100 m² tokë në mes të pyllit, një përfitim monumental që deri dje ka qenë një mollë e ndaluar për biznesmenët e zonës.

Në këto zgjedhje Agron Çela nuk kandidoi në Shkodër. Në vend të tij u zgjodh deputete, vazja e tij Xhenis Çela që ishte në listën e mbyllur të PS në 11 Maj.

Emrin e saj mban edhe kompania “Xhenis SH”, kompania që përmendet në çështjen CEZ-DIA, si një ndër kanalet që Kastriot Ismailaj përdorte për të kaluar para në favor të Ilir Metës. Prokurorët e SPAK kërkuan burgosjen e Ilir Metës sepse e implikojnë për 168 milionë lekë të vjetra që Kastriot Ismailaj i kaloi tek llogaritë e kompanisë Xhenis Sh, për Ilir Metën.

Agron Çela deklaroi në SPAK se “nuk dinte gjë” dhe është sot i lirë, ndërsa Meta mbahet ende në burg.

Interesante është se sot, me të njëjtën kompani Agron Çelës i jepet nën administrim vila qeveritare në Velipojë, 1200 metra ndërtim dhe 8100 metra tokë pyll, në një ceremoni ku Edi Rama e shpall shtetin dhe veten, pronar të aseteve qeveritare.

Rama është akuzuar disa herë se i ndan pronat publike dhe pasuritë natyrore për miqtë e tij dhe skema me “konkurs ndërkombëtar”, “arkitektë të famshëm” dhe “studio europiane” nuk është e re. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij, shprehej se në realitet ndarja pasurive shtetërore mes miqve bëhej në një formë krejt banale… “duke ngrënë qofte tek veranda.”

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dy shkencëtarë kinezë kapen me “armë agroterrorizmi”, që tentuan taë fusnin në SHBA
Artikulli tjetër Il Giornale: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës ish kryeministri D’Alema

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.