KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët serbë kundër qeverisë, protestojnë në rrugët e Beogradit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Studentët serbë kundër qeverisë, protestojnë në rrugët e Beogradit
AnalizeRajoniZhvillim

Studentët serbë kundër qeverisë, protestojnë në rrugët e Beogradit

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 9:42 am
136 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni, aksident për të cilin i fajësojnë autoritetet.

Protesta u organizua dhe u drejtua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin.

Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serbe (SNS) në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm. Presidenti serb dhe partia e tij i kanë mohuar akuzat.

Studentët e universitetit shtetëror në Beograd, Kragujevc dhe Nish kanë pezulluar mësimet për javë të tëra duke kërkuar publikimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me rinovimin e stacionit të shembur, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës për fatkeqësinë.

Çdo ditë përpara fakulteteve të tyre studentët bllokojnë trafikun për 15 minuta për të përkujtuar 15 viktimat.

Tenda prej betoni e çatisë së stacionit të trenit, e rinovuar kohët e fundit, u shemb më 1 nëntor duke u marrë jetën 14 individëve dhe plagosur tre të tjerë. Një i plagosur humbi jetën më vonë.

Udhëheqësit e opozitës dhe qytetarët serbë kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme, duke thënë se aksidenti ishte rezultat i korrupsionit dhe nepotizmit qeveritar.

Qeveria e koalicionit i mohon akuzat ndërsa Presidenti Vuçiç ka thanë se individët përgjegjës duhet të japin llogari.

“Kemi vite që jemi të pakënaqur. Jemi këtu për të shprehur revoltën tonë ndaj autoriteteve dhe për të mbështetur studentët”, tha protestuesja Tamara Kovaçeviç.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

UEFA revolucionarizon Ligën e Kombeve

Çmimet e larta nuk frenojnë kërkesën, shitjet e karburanteve rriten

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Një në katër të punësuar merr pagë minimale

Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbetën të bllokuar nga dëbora në rrugën Korçë – Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
Artikulli tjetër Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresmeni amerikan Bill Keating: Kushner po ndjek marrëveshje miliarda dollarëshe, në Serbi dhe Shqipëri
Koment Kryesore Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
SHBA fokus te kartelet e drogës
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Shtator, 2026
Rama premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Shtator, 2026
Shqiptarët në Hagë dhe Kosovë, presin në sheshe verdiktin e Gjykatës
Aktuale Analize Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.