KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e deputetes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Kosovë, Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e deputetes
KomentKorrupsionKryesoreRajoni

Kosovë, Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e deputetes

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2024 9:50 am
225 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Bujqësisë në Kosovë ka ndarë dy grante prej nga 100 mijë eurosh secili për vëllanë dhe dajën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendoje Fitore Pacolli. Disa kohë më parë një grant prej 100 mijë euro e mori vëllait deputetes Blerim Pacolli. Ndërkohë që sot dyshohet se i është ndarë një grant prej 100 mijë eurosh edhe dajës së saj, Sylejman Islamit.

Ndërkohë që vetë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpërthyer në akuza ndaj opozitës. Ministri Peci theksoi se thënë se ai nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve.

Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se pas këtij pretendimi të LDK-së dhe partive tjera opozitare, Ministria e Bujqësisë do të ndajë të gjithë individët përfitues të granteve që kanë mandat dhe funksion politik.

“Kjo për t’ua bërë me dije se ne nuk diskriminojmë askënd për shkak të bindjeve politike dhe funksionit politik, sepse kjo është një praktikë e atyre që sot janë në opozitë dhe që nuk kanë mundur të fshehin milionat e vjedhur as nëpër tualete. Përkundër dëshirës mirëpo me qëllim të demantimit të këtyre lajmeve, të hënën do të publikojmë një listë të asambleistëve të LDK-së dhe të partive të tjera që janë përfitues të programeve të ministrisë sonë, për të siguruar që procesi është transparent, i drejtë dhe mbi të gjitha meritor”, tha ai.

Ndaj pretendimeve të LDK-së reagoi edhe vetë Blerim Pacolli, duke e mohuar që motra e tij, Fitorja, të ketë ndonjë ndikim në fitimin e grantit. Ai tha se ka vite që merret me bujqësi dhe se këtë veprimtari, sipas tij, e ka filluar para se motra e tij të futet në politikë. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se me vite ka kultivuar grurë dhe aronia, për të cilat kishte fituar edhe subvencione në Komunën e Prishtinës.

“Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar Blerim Pacolli.

Në lidhje me pretendimin se biznesi i tij është regjistruar katër ditë para se ta nënshkruajë kontratën, Blerim Pacolli tha se si fermer nuk ka pasur biznes të regjistruar dhe se kriteri i grantit ka qenë që kur e fiton atë, me patjetër duhet të kesh biznes të regjistruar.

“Të gjithë ata që kanë kanë pak njohuri rreth granteve e dijnë që fillimisht kërkohet që të plotësohen kushtet e aplikimit, pastaj nëse e fiton grantin kërkohet regjistrimi i biznesit dhe në fund nënshkrimi i kontratës. Unë kam vepruar siç jam udhëzuar nga Ministria”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi që ministri Peci të shkarkohet nga pozita e tij, si dhe deputetja Fitore Pacolli të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025
Artikulli tjetër BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.