KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025
FinanceKryesoreSociale

Bashkitë e Veriut “diskriminohen” me fondet e transfertave nga buxheti 2025

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2024 9:47 am
160 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mallkimi për të qenë të varfra po ndjek bashkitë e vogla të Veriut, të cilat po vuajnë shpopullimin e shpejtë, mungesën e infrastrukturës dhe burimeve të mjaftueshme për të zhvilluar standardet e jetesës. Vitin që vjen buxheti i shtetit do të akordojë 42 miliardë lekë (420 mln euro) fonde në formën e transfertës së pakushtëzuar tek njësitë e pushtetit vendor me rritje gati 17% më shumë se vitin e kaluar.

Duke krahasuar nivelin e transfertës për secilën bashki shihet se ato të Veriut (përveç Kukësit) kanë rritje të financimeve më pak se mesatarja kombëtare. Sipas përpunimit të të dhënave nga Ministria e Financave në vitin 2025, bashkitë e Devollit, Vorës, Dimalit, Sarandës, Roskovecit, Konispolit, Finiqit, Belshit dhe Dropullit marrin nga transferta e pakushtëzuar 22-24% më shumë fonde se viti i kaluar (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër, bashkia e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Vlorës, Tropojës, Divjakës, Maliqit, Dibrës kanë rritje të buxheteve nga transferta me pak se 14%. Shkodra dhe Malësia e Madhe kanë rritjen më të ulët. Përveç Kamzës dhe Kukësit të gjitha bashkitë e Veriut kanë rritje fondesh më pak se mesatarja kombëtare.

Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit 2025 vuri në dukje se ndarja e fondeve në transfertën e pakushtëzuar mori në konsideratë të dhënat e cens 2023. Në bashkitë që do të kishte rënie të madhe të popullsisë rritja e fondeve do të ishte më e ulët.

Studime të tjera kanë treguar se reduktimi në banorë i bashkive të Veriut erdhi nga niveli i lartë i varfërisë dhe burimet e kufizuara të jetesës sidomos për të rinjtë. Kështu raporti popullsi-financim nga buxheti është futur në një rreth vicioz. Njerëzit zhvendosen nga bashkitë e varfra, ndërkohë qeveria redukton burimet me tej pasi ka më pak njerëz.

Sipas të dhënave të Cens 2023 Bashkia e Shkodrës kishte reduktimin më të madh të popullsisë në krahasim me të tjerat. Detajimi i transfertës sipas vlerës tregon se bashkia e Tiranës merr financimet më të mëdha nga buxheti me rreth 6,1 miliardë lekë vitin që vjen ose 16.8 për qind më shumë se më 2024. Transferta për bashkinë e Tiranës zë 14.4 % të totalit të fondit të përllogaritur për vitin që vjen.

Bashkitë vuajnë mungesën e fondeve për të zhvilluar planet vendore, por nga ana tjetër nuk kapacitetet për të menaxhuar ato, pasi në vitin 2023 shumica e tyre “dogjën” fondet për investime publike.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Projekt-buxhetit 2025, kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita në protestë
Artikulli tjetër Kosovë, Ministria e Bujqësisë ndan 200 mijë euro grante për vëllanë dhe dajën e deputetes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.