KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa do paguajmë në 2025-ën për inceneratorin që nuk ekziston?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Sa do paguajmë në 2025-ën për inceneratorin që nuk ekziston?
FinanceKomentKorrupsionKryesore

Sa do paguajmë në 2025-ën për inceneratorin që nuk ekziston?

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 9:42 am
169 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Impianti, i njohur ndryshe si inceneratori i Tiranës u ideua në nivelet më të larta të qeverisë së Ramës pas kërkesave të ngutshme të kryebashkiakut Erjon Veliaj për menaxhimit të mbetjeve në Tiranë. Madje ky i fundit, pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak, hodhi firmën si garant i pagesës 128 milion euro për ndërtimin e inceneratorit. Thënë ndryshe, 29 euro paguhen për çdo ton mbetje, për një proces që përfshin edhe djegien e mbeturinave, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Sepse inceneratori, thjesht nuk ekziston.
Në fushën e Sharrës ndodh vetëm groposja e plehrave dhe jo djegia e tyre nga një impiant që prodhon energji elektrike.

Dy mashtruesit Klodian Zoto dhe Klodian Mërtiri nëpërmjet ndihmës dhe aksesit që i dhanë drejtuesit e qeverisë dhe të bashkisë Tiranë vetëm sa bënë dokumentat dhe fituan koncensionin, pastaj mbushën llogaritë bankare me gati 100 milion euro dhe u zhdukën jashtë vendit.

Lanë pas krahëve ca gropa që mbushen çdo ditë me plehra dhe një hetim gjysmak të SPAK, që në gusht të vitit 2023, gjashtë vjet pas nënshkrimit të kontratës urdhëroi sekuestron.

Pavarësisht gropës që hapën dy Klodët me ndihmën e Ramës dhe Veliajt, për çdo vit, buxheti parashikon një shumë parash për inceneratorin që nuk ekziston.

Lapsi.al ka vëzhguar relacionin për buxhetin të pasqyruar në faqen e kuvendit. Shifra që parashikohet të paguhet për vitin 2025 është rreth 13 milion euro.

Lajmi i mirë është se këtë vit, për herë të parë, paratë do t’i shkojnë Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, ndryshe nga vitet e tjera kur derdheshin në llogaritë e kompanive që kishin krijuar dy Klodët dhe bashkëpuntorët e tyre.

Por në anën tjetër, një pjesë e këtyre parave mund të ishin investuar për kopshte, shkolla, rrugë në Tiranë etj.

Vitin e kaluar, Erjon Veliaj u gjend për herë të parë përballë një situate që nuk e kishte parashikuar. Belinda Balluku refuzoi t’i kalojë para në formën e granteve, ndaj Veliaj hoqi 600 milion lekë nga buxheti i arsimit të Bashkisë për t’ia kaluar inceneratorit të Tiranës.

Mbetet për t’u parë manovra që ka parashikuar të bëjë këtë vit për pagesën e 13 milion eurove. Për Veliajn duhet të jetë e kollajtë. Në fund të fundit, nuk i nxjerr paratë nga xhepi i tij, por nga xhepat tonë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri

Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill

“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë

Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rritja e referencës së ndërtesave kushton 15 milionë euro, në vit
Artikulli tjetër Ministria e Financave e paaftë në menaxhimin e likuiditetit buxhetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rusia nuk garanton më, askënd
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 20 Maj, 2026
Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar
Analize Bota Fokus Politike 20 Maj, 2026
Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.