KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e referencës së ndërtesave kushton 15 milionë euro, në vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e referencës së ndërtesave kushton 15 milionë euro, në vit
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Rritja e referencës së ndërtesave kushton 15 milionë euro, në vit

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 9:40 am
149 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2025. Në krahasim me mesataren vjetore të 2019-2023, prej 2.1 miliardë lekësh në vit, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 74%, ose 1.5 miliardë lekë (15 mln euro) më shumë në vit.

Ndonëse taksa mbi ndërtesën ka mbetur e pandryshuar, rritja e çmimit të referencës së ndërtesave, që nga gushti i vitit 2024 ka ndikuar automatikisht në shtimin e detyrimit që bizneset dhe individët duhet të paguajnë.
Bizneset madje e kanë paguar së fundmi detyrimin shtesë që lindi nga ndryshimi i referencës për periudhën gusht-dhjetor 2024, teksa u krijua një paqartësi që çoi në bllokimin e llogarive të shumë subjekteve.

Në relacionin e projektbuxhetit 2025, Bashkia Tiranë pohon se taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën mesatarisht 13% të totalit të të ardhurave të veta referuar realizimit faktik 10 mujorë dhe atij të pritshëm për vitin 2024.

Llogaritja e taksës për ndërtesën/njësi pronësore bazohet në shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, më specifikisht sipas pikës 5, të nenit 2, të VKM 132/2018, të ndryshuar dhe ligjit 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:

a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Në datën 28.07.2023 hyri në fuqi aplikimi i çmimeve të reja të referencës ku u ndryshuan çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi të një pjesë të konsiderueshme të njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

Këto ndryshime u replikuan nga ana e Agjentit tatimor për subjektet familjare në faturimin e muajit gusht 2023 dhe për Drejtorinë e përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore bazuar dhe në orientimin e marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u aplikuan në muajin shtator 2024 sipas vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar me parashikimin e një dispozite kalimtare.

Në vitin 2023 kjo taksë ka pasur realizimin më të lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që në vitin 2024 realizimi i pritshëm nuk ka të njëjtën bazë krahasuese duke qenë se çmimet referuese kanë ndryshuar duke ndryshuar bazën e taksueshme.

Viti 2024 pritet të jetë viti me realizimin e më të lartë gjatë kësaj periudhe 6 vjeçare si nga rritja e arkëtimeve dhe nga fakti i ndryshimit të nivelit të taksës së ndërtesës, që nga aplikimi i çmimeve të reja të referencës.

Planifikimi i të ardhurave për periudhën 2025 – 2027 merr në konsideratë planifikimin për kategorinë e bizneseve në bazë të të dhënave të DPTTV, ndërsa për kategorinë familjare në bazë të një vlerësimi paraprak, sipas të dhënave aktuale që disponohen nga baza e të dhënave e krijuar nga Agjenti Tatimor, thuhet në relacion.

Për Bashkinë e Tiranës, struktura përgjegjëse për llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimit për këtë taksë nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjarë, është përzgjedhur si Agjent tatimor Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a, me vendim të Këshillit Bashkiak dhe rregulluar sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit nr. 25505 datë 21.06.2019.

Bazuar në të dhënat e 9 mujorit të vitit 2024 nga agjenti tatimor, abonentë të faturuar mesatarisht në muaj gjatë kësaj periudhe janë 207,552, nga këta kanë paguar mesatarisht 170,778 në muaj. Abonentë të përjashtuar në faturimin e muajit tetor 2024 në lidhje me taksën e ndërtesës rezultojnë 28,772 abonentë.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Artikulli tjetër Sa do paguajmë në 2025-ën për inceneratorin që nuk ekziston?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.