KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Flamur Vezaj: Arrestimi i Veliajt shërbim klienti me 5 yje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Flamur Vezaj: Arrestimi i Veliajt shërbim klienti me 5 yje
AktualeKorrupsionOpinion

Flamur Vezaj: Arrestimi i Veliajt shërbim klienti me 5 yje

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:57 am
218 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Në reagimin e tij Vezaj shkruan se ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Vezaj thekson se arrestimi i Veliajt është një shoqërim “VIP”. Sipas tij kjo nuk është  drejtësi por është shërbim klienti me 5 yje.

Gazetari shkruan se korrupsioni bëhet më ndërtimet dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Ai thekson se këtë skemë kaq të rafinuar do ta kishte zili edhe mafia italiane. Vezaj shtoi se skema e Xoxës me blerjet online dhe pasuritë me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online ka krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator.

Ai më tej shtoi se drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi, breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Sipas tij në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur.

Reagimi i plotë:

Lajm apo serial! Ironia e realitetit shqiptar është se korrupsioni nuk është më lajm, por një cikël i zakonshëm që përsëritet si një serial televiziv pa fund. Le të bëjmë një përmbledhje të absurditetit: 1. Veliaj, shoqërimi “VIP” –Njerëzit e thjeshtë dhe ata që nuk kanë lidhje me Rilindjen, kur shoqërohen nga policia, ka pranga, ka dhunë, ka spektakël. Kur shoqërohet një politikan i lidhur me pushtetin apo rasti Veliajt, nuk ka as pranga, as dhunë, madje as një shikim i vrazhdë. Kjo nuk është drejtësi, është shërbim klienti me 5 yje.

2. Paratë e ndërtuesve për Ajolën – Imagjinoni të jeni një ndërtues në Tiranë: telefonata vjen, fatura dorëzohet, korrupsioni bëhet, dhe paraja përfundon në një emër tjetër. Një skemë kaq e rafinuar saqë do ta kishte zili edhe mafia italiane.

3. Deputetja që mbron “drejtësinë” – Klotilda Bushka tenton të ndalojë prokurorët të bëjnë punën e tyre. E kush ka nevojë për opozitë kur pushteti kontrollon edhe “kundërshtarët” e vet? 4. Gjuha e Veliajt = Berisha + Meta – Një ditë betohet për integritet e koleg, ditën tjetër sulmon hetuesit duke përdorur të njëjtën retorikë si “të vjetrit”. Ndoshta ka ndjekur ndonjë kurs të përbashkët me ta për “mbrojtjen nga akuzat penale”.

5. Skema e Xoxës, blerjet online dhe pasuritë – Me një dorë në xhepin e taksapaguesve dhe me tjetrën në karrocën e blerjeve online, Xoxa ka kaluar katër vite duke krijuar një pasuri që do ta bënte një biznesmen të ndershëm të ndihej si amator. 870 mijë euro në llogari bankare, bizhuteri, vila… a mund të kërkohet ndonjë abonim për këtë mënyrë jetese?

6. Hetimet e tjera të varrosura – Inceneratorët? 5D, 3D? Ndërtimet e paligjshme? Lidhjet me Ndraghetën? Listën mund ta zgjasim pafund, por më e thjeshta është të presim daljen e radhës të Veliajt, tashmë nga brenda qelisë, ku do të na tregojë për “mrekullitë” e Tiranës ndërkohë që miliona zhduken nën hundën e publikut. Përfundimi?

Drejtësia shqiptare funksionon me dy shpejtësi: breshkë për politikanët, leopard për qytetarët e thjeshtë. Dhe në këtë realitet, ironia është e vetmja armë që na ka mbetur. P.S. Të gjitha në emër të dyshimit të arsyeshëm do thoshte SPAK-u.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama i gjuan tavolinës dhe “shpërthen” në Instagram: Fuck you
Artikulli tjetër Ronaldo firmos kontratën e re te Al Nassr

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.