KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti: Kemi një marrëveshje që duhet të zbatohet, por Beogradi nuk e njeh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kurti: Kemi një marrëveshje që duhet të zbatohet, por Beogradi nuk e njeh
AktualeOpinionRajoni

Kurti: Kemi një marrëveshje që duhet të zbatohet, por Beogradi nuk e njeh

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2024 5:44 pm
128 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Por, ai tha se një marrëveshje tashmë ekziston dhe ajo duhet të zbatohet në terren.

“Megjithatë, Beogradi nuk e njeh marrëveshjen që e ka pranuar. Tani e kanë kuptuar se kjo marrëveshje nuk i përshtatet ideologjisë të ‘Serbisë së Madhe’. Mendoj se duhet ta respektojmë Marrëveshjen Bazë të shkurtit të vitit të kaluar dhe ta zbatojmë atë”, u tha Kurti gazetarëve në Mitrovicë të Veriut.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u dakorduan për Aneksin e zbatimit të saj. Në ndërkohë, palët shprehën rezervat e tyre, gjegjësisht Kosova insistoi që marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndërkaq Serbia paraqiti vijat e kuqe sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndroi javën e kaluar në Prishtinë. Pas takimeve, ai deklaroi se ishte arritur pajtim për një rund të ri të dialogut midis kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq. Megjithatë, ai nuk dha ndonjë datë se kur do të mbahet ky takim.

Më 10 shtator, Lajçak qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me të bisedoi edhe për vazhdimin e dialogut.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Në fund të qershorit, Kurti paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë politik. Një prej tyre ishte që Serbia të tërhiqte një letër që i dërgoi Brukselit vitin e kaluar, përmes së cilës shprehu rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Javën e kaluar, gjatë qëndrimit në Prishtinë Lajçak deklaroi se Serbia ka tërhequr letrën që kryeministrja e atëhershme serbe, Ana Bërnabiq, i kishte dërguar Brukselit.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme

Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”

16 tē plagosur me plumba policie brenda një jave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç paralajmëron kërkesa lidhur me “sulmet ndaj serbëve në Kosovë”
Artikulli tjetër Shkatërrohet grupi shqiptar i drogës në Greqi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Erion Vishkulli publikon foton pas operacionit në Itali
Aktuale Koment Kryesore Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.