KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mitsotakis skeptik për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Mitsotakis skeptik për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë
OpinionRajoniZhvillim

Mitsotakis skeptik për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë

Përditësimi i fundit: 18 Tetor, 2024 6:50 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur skeptik ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun.

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, deklaroi Mitsotakis.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara mbledhjes së Këshillit Evropian më 17-18 tetor, kërkoi krijimin e qendrave të ngjashme të emigrantëve, si ato të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Mitsotakis ka paralajmëruar kundër propozimeve për të transferuar politikën e BE-së për azilin tek vendet jashtë bllokut në fillim të një samiti të liderëve në Bruksel, ku emigracioni do të dominojë diskutimet.

“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Ky është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian. Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet. Këta persona procedohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë apo tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian. . . ku do të shkonin?”, deklaroi kryeministri grek për Financial Times.

Mitsotakis bëri thirrje që BE të rrisë migracionin legal paralelisht me përpjekjet për të frenuar hyrjet e parregullta, pasi kishte një nevojë kritike për punëtorë (të kualifikuar dhe të pakualifikuar) në ekonominë e Evropës.

“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe. Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punë, të pakualifikuar ose të kualifikuar”, tha kryeministri.

Si porta juglindore për në BE, Greqia ka qenë historikisht në vijën e parë të emigracionit dhe është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për keqtrajtimin e njerëzve në det që kërkojnë azil.

Mitsotakis tha se Greqia kishte shpëtuar “mijëra njerëz në det” por theksoi se “ne do ta bëjmë të vështirë hyrjen e njerëzve”.

Udhëheqësi grek, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2019 dhe është një aleat politik i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Brukselit të dyfishojë përpjekjet për të rritur numrin e emigrantëve të dështuar që deportohen, i cili aktualisht është 20 për qind.

“Ka njerëz që u refuzohen kërkesat për azil. . . dhe çfarë të bëjmë me ato nuk ka qenë kurrë një temë diskutimi. Disa nga idetë që janë sugjeruar më duken interesante. Por unë mendoj se jemi ende në fazat e hershme për të dalë me një propozim konkret”, tha Mitsotakis.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Transferimi me forcë të civilëve nga veriu i Gazës, OKB: Do të përbënte krim lufte
Artikulli tjetër Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve kritikon CBS-in

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.