KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Transferimi me forcë të civilëve nga veriu i Gazës, OKB: Do të përbënte krim lufte
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Transferimi me forcë të civilëve nga veriu i Gazës, OKB: Do të përbënte krim lufte
BotaKoment

Transferimi me forcë të civilëve nga veriu i Gazës, OKB: Do të përbënte krim lufte

Përditësimi i fundit: 18 Tetor, 2024 6:48 am
136 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, paralajmëroi Izraelin se çdo “transferim me forcë e në shkallë të gjerë” i civilëve nga veriu i Gazës, do të përbënte krim lufte nëse nuk bëhet për “arsye të domosdoshme ushtarake”.

“Urdhrat për evakuim që lëshohen nga Izraeli duket se janë të dizajnuara që ta shkëpusin krejtësisht Gazën veriore nga pjesa tjetër e territorit”, tha Turk gjatë një konference për media në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Përderisa bombardimet dhe sulmet e tjera po vazhdojnë, ka shqetësime serioze për një transferimin me forcë e në shkallë të gjerë të civilëve që nuk përmbush kërkesat sipas ligjit ndërkombëtar për evakuimin mbi arsye të domosdoshme ushtarake”, tha ai.

“Transferimi me forcë i një pjese të madhe të popullsisë së Gazës veriore do të përbënte krim lufte”.

Izraeli po vazhdon ofensivën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, që kur ky grup kreu sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Gjatë sulmit të Hamasit në Izrael u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Ndërkaq, si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 persona.

Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet e saj në dhjetë ditët e fundit në veri të Gazës, ku qindra mijëra persona janë bllokuar në mes të luftimeve. Në këtë pjesë po ashtu është vështirësuar dërgimi i ndihmave humanitare.

“I bëj thirrje Izraelit që menjëherë të lehtësojë dërgimin e ndihmave humanitare, të cilat janë të nevojshme që të arrijnë në të gjitha pjesët e Gazës”, tha Turk.

Izraeli ka thënë se synon ta shkatërrojë Hamasin, i cili qeverisë me Gazën. Më 17 tetor, autoritetet izraelite konfirmuan se gjatë një operacioni ushtarak në Gazë kanë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ai është lideri i dytë i grupit që vritet nga Izraeli në më pak se tre muaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Saksonët

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Më 25 tetor ndryshon ora

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Librat e fitueses së çmimit Nobel shënojnë shitje rekord në një javë
Artikulli tjetër Mitsotakis skeptik për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.