KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qëndrimi i ish-presidentit Trump, pas atentatit, mobilizon përkrahësit e tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Qëndrimi i ish-presidentit Trump, pas atentatit, mobilizon përkrahësit e tij
BotaEditorialPolitike

Qëndrimi i ish-presidentit Trump, pas atentatit, mobilizon përkrahësit e tij

Përditësimi i fundit: 15 Korrik, 2024 6:41 pm
106 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-presidenti Donald Trump merr pjesë në Kuvendin e Partisë Republikane, disa ditë pasi i mbijetoi një atentati.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti njofton nga Miluoki i shtetit Viskonsin, ku mbahet ky kuvend, se si mbështetësit e tij, pas tronditjes të së shtunës, janë tani plot energji për fushatën e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

“Të lutemi”, thotë një nga mbështetësit e ish-Presidentit.

“Zoti i tha që të bëhet i fortë dhe të ketë kurajo”, vazhdon më tej ai.

Pasi i mbijetoi një atentati të shtunën zoti Trump tani ka arritur në Miluoki ku po mbahet Kuvendi kombëtar i Partisë Republikane.

“E gjithë fushata dhe mesazhi politik ka ndryshuar. Dikush tentoi të vriste kandidatin tonë”, thotë Hilario Deleon, kryetar i republikanëve në Miluoki.

Trump shkroi në rrjetin social ‘Truth Social’ se ai nuk mund të lejojë një “vrasës të mundshëm” ta detyrojë të ndryshojë programin e tij.

“Sa herë që i ndodh diçka, më duket sikur e forcon fitoren e tij. Ai ka arritur statusin e njeriut legjendar”, thotë Emmy Declue, delegate republikane nga Misuri.

Në një hotel në anën tjetër të qytetit, delegacioni nga Karolina e Jugut po diskutonte se si ngjarja e të shtunës i bëri ata më të vendosur. Pas tronditjes nga goditja me plumb në vesh, zoti Trump qëndroi me grushtin lart dhe iu tha mbështetësve, “luftoni”.

“Ngritja në këmbë dhe thirrja që bëri, imazhi me gjakun që i rrjedh në fytyrë, flamuri amerikan prapa tij do të jetojë përgjithmonë”, thotë Yvonne Julian, Kryetarja e Republikanëve e qarkut Greenville.

Personi i armatosur përdori një pushkë automatike, që përdoret shpesh nga ata që kryejnë sulme masive. Megjithatë delegatët thonë se sulmi me këtë armë ndaj kandidatit të tyre nuk e ndryshon qëndrimin e Partisë Republikane për kontrollin e armëve.

“Rreziku nuk vjen nga arma, por kur një armë bie në duart e personit të gabuar”, thotë Becky McLaughlin delegate republikane nga Karolina e Jugut.

Presidenti Joe Biden u kujtoi amerikanëve të dielën se vendi i zgjidh mosmarrëveshjet duke votuar dhe se dhuna nuk është kurrë zgjidhja. Ai gjithashtu urdhëroi Shërbimin Sekret të rishikonte masat e sigurisë në kuvendin e republikanëve, tashmë nën masa të rrepta sigurie.

“Ne duhet t’i kthehemi arsyes dhe të ndalojmë këtë situatë që po ndodh”, thotë Deborah Manning delegate kombëtare republikane.

Për shkak të sulmit ndaj ish Presidentit, një delegat i tha Zërit të Amerikës se ndoshta tema e kuvendit këtë vit duhet të jetë “Ta Bëjmë Amerikën të Sigurt Sërish”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shaqiri e mbyll me Zvicrën, 14 vite të paharrueshme
Artikulli tjetër Opozita ‘kryqëzon’ Dumanin, në Kuvend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Prill, 2026
Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.