KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2024-a, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2024-a, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë
AnalizeEkonomiKryesoreRajoniZhvillim

2024-a, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 10:16 am
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ana tjetër e kombit, Kosova, vitin e kaluar ka zgjeruar avantazhin tregtar në Shqipëri duke rritur eksportet dhe duke ulur importet nga vendi ynë. Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në vitin 2024, eksportet shqiptare në Kosovë pësuan rënie me 9.8%, ndërsa importet nga Kosova në Shqipëri shënuan rritje me 33.5% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023. Mallrat shqiptare të eksportuara në Kosovë shënuan 36,8 miliardë lekë në vitin 2024, me rënie 9.8%. Ndërsa importet nga Kosova në të njëjtin vit shënuan 15.7 miliardë lekë, me rritje 33.55% në krahasim me vitin 2023.

Gjithsesi Shqipëria është në suficit në tregtinë me Kosovën, por vlera e tij shënoi rënie gjatë vitit të kaluar. Suficiti tregtar me Kosovën shënoi 21.1 miliardë lekë në vitin 2024, nga 29 miliardë lekë që ishte në vitin 2023, me rënie 27%. Pavarësisht se tregtia e Kosovës me Shqipërinë u përmirësua në favor të Kosovës vitin e kaluar, deficiti tregtar i Kosovës u thellua më tej me 17.5%. Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 11% të importeve. Rritja e importeve nga Kosova u dominua nga mallrat e kompanisë Devolli në Shqipëri me birrën “Peja”, prodhimet “Vita” dhe me tapicerinë e shtëpisë nëpërmjet “Comodita Home”.

Nga eksportet tona në Kosovë tkurrjen më të madhe e pati hekuri me rreth 25% për shkak të rënies së prodhimit në kompaninë Kurum në Shqipëri. Eksporti i zarzavateve shënoi rënie me vlerë me rreth 22%, si rrjedhojë e rënies së çmimeve dhe rënies së euros, e cila i ka vënë në vështirësi eksportet e Shqipërisë këtë vit. Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë vitit 2023, volumi tregtar u 5-fishua në krahasim me vitin 2008, kur u shpall pavarësia. Shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nisi pas përfundimit të luftës në vitin 2000.

Në rreth dy dekada tregti shihet se përfituesja më e madhe është Shqipëria, e cila eksporton më shumë se sa importon mallra në Kosovë. Në vitin 2023, vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në Kosovë ishte dy herë më e lartë se vlera e mallrave që importoi. Eksportet shqiptare në Kosovë dominohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, lëkurët dhe prodhimet e tyre dhe ushqimet, ndërsa importet nga Kosova përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, të cilat zënë gati 50% të importeve, ushqimet dhe produktet kimike dhe plastike.

Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike. Ekonomitë tona bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vlera e pagesave me kartë u rrit me 30% vitin e kaluar
Artikulli tjetër Alex Soros postoi foton me Ramën, Chris LaCivita: Kukulla dhe mjeshtri i kukullës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.