KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 24 miliardë euro investime për stokun e ndërtesave të dekarbonizuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 24 miliardë euro investime për stokun e ndërtesave të dekarbonizuara
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

24 miliardë euro investime për stokun e ndërtesave të dekarbonizuara

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 11:56 am
149 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Për kursimin e energjisë dhe reduktimin e emetimit zero të gazrave në ambient (dekarbonizimin), stoku i ndërtesave ekzistuese në rang vendit nevojitet t’i nënshtrohet investimeve për rinovim me vlerë 24 miliardë Euro deri në vitin 2050.

Në vendimin “Për miratimin e strategjisë afatgjatë të rinovimit të stokut të ndërtesave” i botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se nga nevojat totale për investimet e rinovimit të ndërtesave ekzistuese deri në vitin 2050, rreth 69% e totalit të fondit të llogaritur kërkohen për sektorin rezidencial, 25% për sektorin e shërbimeve komerciale/private dhe rreth 6% për ndërtesat e sektorit publik.

Në strategji përcaktohet se për rinovimin, me qëllim kursimin e energjisë te ndërtesat e banimit është e domosdoshme të zhvillohen investime për termoizolimin e mureve, çatisë, dyshemesë, zëvendësimin e dritareve, zëvendësimin e sistemit të ngrohjes apo edhe instalimin e pajisjeve eficente për kursimin e energjisë te ndërtesat publike. Për rinovimin e stokut të ndërtesave të banimit vlera e investimit llogaritet 16,5 mld euro deri në 2050.

Për këtë kategori ndërtesash me qëllim nxitjen e investimeve propozohet skenari i mbështetjes me 50% të vlerës së investimit nga shteti dhe 50% të investimit nga familjarët. 50% e investimit nga pronarët e ndërtesave të banimit propozohet të mbështetet me skemat financiare, si: a) grant i cili mbulon një përqindje optimale të një vlere totale investimi të llogaritur; b) kredi e butë;  c) paguaj sa kursen ose kontraktim i performancës energjetike.

Konsumatori gjithashtu do të ketë një çmim të mbrojtur të energjisë.

Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave të banimit është llogaritur të jetë 632,936 (nga të cilat 450,545 ose 71,2% janë të banuara), me një sipërfaqe totale prej rreth 83,52 milionë m² (nga të cilat 56,06 milionë m² janë të banuara).

Deri në vitin 2050, numri i përgjithshëm i ndërtesave të banimit vlerësohet të arrijë në rreth 697,037 (nga të cilat 462,605 janë të zëna) me një sipërfaqe totale prej rreth 105.64 milionë m² (nga të cilat 94.92 milionë m² ose 89,9% janë të banuara). Krahasuar me 2023 numri i ndërtesave të banimit parashikohet të rritet 10%, ndërsa në sipërfaqe rritja pritet të jetë rreth 27%.

Në strategji theksohet se në vitin 2023 pesha e konsumit të energjisë nga stoku i ndërtesave të Shqipërisë (përfshirë ndërtesat rezidenciale, publike dhe private) ishte 37 38% të konsumit total final, duke u renditur si konsumatori i parë më i madh i energjisë me 37.08% i ndjekur nga sektori i transportit me 36.56% në Shqipëri. Kostoja për rinovimin e ndërtesave publike me qëllim kursimin e energjisë llogaritet 1,45 mld euro deri në vitin 2050, nga të cilat 795 mln euro për ndërtesat e qeverisë qendrore dhe 655 mln euro për ndërtesat publike të nivelit komunal.

Në vitin 2023, numri i ndërtesave publike është llogaritur të jetë 9492 me një sipërfaqe totale prej rreth 6.14 milionë m2. Deri në vitin 2050, numri i ndërtesave publike vlerësohet të arrijë në rreth 12,950 me një sipërfaqe prej 9.97 milionë m2.

Krahasuar me 2023, parashikohet që numri i ndërtesave publike të rritet 36% dhe 62% në sipërfaqen totale. Në strategji përcaktohet gjithashtu se investimi i parashikuar i pritshëm për dekarbonizimin e stokut të ndërtesave komerciale llogaritet 6 mld euro deri në vitin 2050. Në vitin 2023, numri i ndërtesave private të shërbimit dhe ato komerciale u llogarit afërsisht 85,098 me një sipërfaqe totale prej rreth 18.96 milionë m². Deri në vitin 2050, numri i ndërtesave private të shërbimit dhe ato komerciale vlerësohet të arrijë në rreth 107,481 me një sipërfaqe prej 35.65 mln m². Krahasuar me 2023, parashikohet që numri i ndërtesave publike të rritet 26% dhe 88% në sipërfaqen totale.

Dekarbonizimi i stokut të ndërtesave i referohet procesit të reduktimit ose eliminimit të emetimeve të dioksidit të karbonit CO₂) që gjenerohen nga ndërtesat gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës. Kjo përfshin emetimet që krijohen gjatë fazës së ndërtimit (si prodhimi dhe transporti i materialeve), gjatë fazës së operimit (për energjinë e përdorur për ngrohje, ftohje dhe ndriçim), si dhe në fazën përfundimtare të jetës së ndërtesës (siç është prishja dhe menaxhimi i mbetjeve).

Qëllimi i dekarbonizimit të stokut të ndërtesave është të arrihet kalimi drejt ndërtesave me efikasitet të lartë energjetik, me konsum të ulët karboni dhe të qëndrueshme, përmes përmirësimit të izolimit termik, përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, materialeve ndërtimore me ndikim të ulët karbonik dhe zbatimit të sistemeve inteligjente të menaxhimit të energjisë. Ky proces është jetik për përmbushjen e objektivave klimatike, pasi ndërtesat përbëjnë një nga sektorët kryesorë që kontribuojnë në emetimet globale të gazeve serrë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Drejtësia me dy fytyra
Artikulli tjetër Zbulohet qyteti ku u ruajtën sms sekrete në SkyEcc të krimit shiqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.