KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 28% e bizneseve, korrupsion me lejet e ndërtimit, 4 herë më shumë se rajoni
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 28% e bizneseve, korrupsion me lejet e ndërtimit, 4 herë më shumë se rajoni
AnalizeEkonomiKorrupsionKryesoreSociale

28% e bizneseve, korrupsion me lejet e ndërtimit, 4 herë më shumë se rajoni

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 8:09 am
199 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore për vitin 2025 gjeti rritje domethënëse të korrupsionit me lejet e ndërtimit në Shqipëri.

Publikimi i fundit mbi rezultatet e anketës tregoi se sektori i ndërtimit mbetet pika më kritike, ku rreth 28% e bizneseve deklarojnë se u është kërkuar ose është pritur prej tyre të japin dhurata apo pagesa joformale për të marrë një leje ndërtimi. Kjo shifër është katër herë më e lartë se mesatarja rajonale prej vetëm 7%.

Rezultatet tregojnë se ka një rritje të fortë të korrupsionit në krahasim me 2019, në anketën e mëparshme të Bankës. Gjashtë vite më parë rreth 9% e bizneseve raportonin se jepnin ryshfet për leje ndërtimi, sot kjo shifër është trefishuar duke arritur në 28%.

Kjo rritje tregon se sektori i ndërtimit është shndërruar në një vatër korrupsioni,  ku pothuajse një në tre biznese detyrohet të ofrojë pagesa informale për të vijuar aktivitetin.

Sipas anketës situata me korrupsionin paraqitet problematike edhe në marrëdhëniet e biznesit me administratën tatimore. Të dhënat tregojnë se 12% e bizneseve shqiptare janë përballur me kërkesa për ryshfet gjatë këtyre kontakteve, një shifër që tejkalon sërish ndjeshëm mesataren e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila qëndron në 5%.

Ky trend i lartë i pagesave nën dorë, veçanërisht në proceset jetike për zhvillimin ekonomik siç janë lejet e ndërtimit dhe detyrimet tatimore, sinjalizon barriera serioze për mirëfunksionimin e tregut për vitin 2025.

Raporti i Bankës pati fokus edhe te incidenca e Ryshfetit, e cila mat përqindjen e bizneseve që kanë përjetuar të paktën një kërkesë direkte për pagesë ryshfeti.

Sipas të dhënave të vitit 2025, Shqipëria paraqitet me një nivel incidence prej 15%, shifër kjo që dëshmon se korrupsioni mbetet një fenomen i përhapur gjerësisht në mjedisin e bërit biznes në vend.

Përhapja e ryshfetit në Shqipëri është më shumë se dyfishi i mesatares së vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore, ku kjo incidencë rezulton vetëm 6%. Edhe kur krahasohet me grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku mesatarja qëndron në 10%, Shqipëria mbetet përsëri në një pozicion disavantazhues.

Kjo tregon se, pavarësisht përpjekjeve për reforma, bizneset në Shqipëri vazhdojnë të përballen me korrupsion dukshëm më të lartë se vendet e Rajonit dhe në ekonomitë me zhvillim të ngjashëm.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë

Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Real Madrid bën gati revolucionin për rikthimin e madh në arenën europiane
Artikulli tjetër Kaos në Meksikë pas arrestimit të një udhëheqësi karteli droge

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
Analize Bota Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve
Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Shqipëria në krizë energjetike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.